Izraeli dorëzon 91 trupa palestinezë

0
39

Izraeli i dorëzoi autoriteteve palestineze trupat e 91 militantëve, të cilët kanë vdekur ndër vite në aksione të ndryshme terroriste ndaj shtetit hebre.

Midis trupave që do të rikthehen për t’u rivarrosur në vendin e tyre në një ceremoni zyrtare si dëshmorë përfshihen persona te vrarë në aksion që prej vitit 1975 e më pas.

Riatdhesimi i trupave ishte pjesë e një marrëveshje të arritur pas një greve urie të përgjithshme të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelitë.

Sipas zyrtarëve të Tel Avivit, ku veprim është një gjest domethënës, që shpreh vullnetin e qartë për të arritur në një mirëkuptim të gjerë.

Trupat do të shpërndahen në qytete të ndryshme, pranë familjeve të tyre.

Secili prej tyre do të rivarroset me flamurin palestinez, një ceremoni shtetërore dhe përshëndetjen me 21 të shtëna armësh, çka ka indinjuar pjesë të mediave izraelite, që shprehen se është e papranueshme që terroristët të marrin këtë trajtim.

Sipas tyre, Tel Avivi duhet të kushtëzonte dorëzimin e trupave me mosmbajtjen e ceremonive zyrtare, pasi kështu i mungohet respekt viktimave që ata kanë shkaktuar./zhurnal/kohaislame