9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Izraeli bombardon rajonin e regjimit në Siri

Më të lexuarat

Avionët luftarakë të Izraelit kanë kryer sulme ajrore ndaj rajoneve nën kontrollin e regjimit të Asadit në Siri.

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve SANA, pretendohet se avionët izraelitë nga hapësira ajrore e Libanit kanë bombarduar objektivat ushtarake në qytetin Homs dhe disa lagje të jashtme në kryeqytetin e Damaskut.

Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën të paktën 4 civilë ndërsa janë plagosur 21 të tjerë. Në mesin e civilëve që kanë vdekur në sulmet me objektiv lagjen Sahnaja të Damaskut pretendohet se ndodhet edhe një foshnje, thuhet se në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.

Ndërkohë që autoritetet izraelite ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.

Avionët izraelitë edhe më 12 qershor bombarduan një objektiv ushtarak që i përkiste regjimit në jug të vendit/aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit