20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Izraeli, banesa shtesë në vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

KUDS (AA) – Autoritetet izraelite kanë miratuar vendimin për ndërtimin e qindra banesave shtesë në vendbanimet hebreje të cilat ndodhen në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas artikullit të gazetës “Haaretz”, Institucioni i Administratës Civile të Njësisë së Koordinimit të Aktiviteteve të Qeverisë në Territorin e Palestinës-COGAT, ka miratuar vendimin për ndërtimin e qindra banesave shtesë në vendbanimet hebreje të Bregut Perëndimor.

Në artikull thuhet se në vendbanimin Oranit në veri të Bregut Perëndimor do të ndërtohen 200 banesa ndërsa në vendbanimin hebre Petzael në Luginën e Jordanisë 50 banesa shtesë.

Po ashtu bëhet e ditur se edhe në vendanimet hebreje Ariel dhe Alfei Menashe në veri të Bregut Perëndimor do të ndërtohen banesat shtesë dhe se qeveria izraelite do të vazhdojë ndërtimin e banesave në vendbanimet hebreje Kfar Adumim ve Givat Ze’ev, në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor.

Izraeli ka përshpejtuar ndërtimin e vendbanimeve hebreje

Qeveria e Izraelit nën kryesimin e Benjamin Netanyahut gjatë periudhave të fundit ka përshpejtuar aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.

Qeveria e Izraelit më 24 dhjetor bëri të ditur se planifikon që në kuadër të planit për “Kudsin e Madh” i cili parasheh lidhjen e të gjitha vendbanimeve hebreje me Kudsin të ndërtojë 300 banesa të reja shtesë.

Qeveria e Netanyahut më 20 dhjetor njoftoi se do të ndërtojnë tre vendbanime të reja hebreje në Luginën Jordaneze të Bregut të okupuar Perëndimor, të cilat do të strehojnë 10 mijë hebrenj.

Thuhet se Izraeli ka themeluar 131 vendbanime në Bregun Perëndimor, 10 në Kudsin Lindor dhe 116 në rajonet e Kodrës së Bregut Perëndimor që nga viti 1967.

Po ashtu, theksohet se Izraeli dëshiron të rrisë numrin e kolonëve në Bregun Perëndimor në një milion për një periudhë të shkurtër kohore. Aktualisht, gjysëm milioni kolonë jetojnë në vendbanimet kolone hebraike në territorin palestinez dhe 220 mijë në Kudsin Lindor.

Sipas të drejtës ndërkombëtare të gjitha vendbanimet hebraike në këto rajone konsiderohen ilegale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit