9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Izrael, policia vret një turist amerikan, pasi vrau një punonjës hoteli

Më të lexuarat

ERUSALEM- Policia izraelite qëlloi sot me armë një shtetas amerikan që kishte vrarë më parë një punonjës hoteli në qendrën turistike Eilat, në jug të Izraelit.

“Personi i armatosur, i cili ishte fshehur në kuzhinën e hotelit, ishte rrethuar nga policia që i ka kërkuar të dorëzohet”, deklaroi një zëdhënëse e policisë, Luba Samri.

“Ai hapi zjarr gjatë diskutimeve me policët. Këta të fundit i kanë qëlluar dhe e kanë vrarë”, shtoi zëdhënësja.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në hotelin ”Leonardo Club”, një ndërtesë luksoze në këtë qendër turistike, shumë e frekuentuar aktualisht nga izraelitët dhe turistët për shkak të pushimeve të Soucotit, festa e hebrenjve të Tabernacles.

Zëdhënësja e policisë theksoi se asnjë polic nuk ishte plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.bw/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit