12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Izetbegoviq ua kujton Dodikut e Nikoliqit krimet e luftës

Më të lexuarat

Anëtari i Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, njëherësh lider i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA), Bakir Izet Begoviq deklaroi se Republika Srpska nuk ka argumente as morale, as historike dhe as juridike për t’u shkëputur nga BeH.
Ai ka thënë po ashtu se nuk e ka refuzuar vizitën e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliqit, meqë dëshiron t’ia thotë të gjitha në sy, transmeton Koha, raportimin e Faktor.ba.
Sipas këtij burimi, Izetbegoviq ka thënë se Republika Srpska mund të provojë ta realizojë këtë shkëputje vetëm përmes një cikli të ri të dhunës, e në aso rrethane nuk dihet si do të përfundonte, tha Izetbegoviq.
Dodik, e me të edhe Nikoliq, duhet të pajtohen me realitetin e përbashkët, posaçërisht duke pasur parasysh se çfarë krimesh kanë në hipotekë entiteti i Republika Srpska dhe kumbarët e saj të luftës, u shpreh Izertbegoviq. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit