Ivanov viziton në Stambollin, takon personalitete të njohura

0
43

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov prej ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë në Stamboll të Turqisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e aleancës së civilizimeve “Paqe në Ballkan-vizion për ardhmëri dhe porositë”, si dhe në samitin e 15-të euroaziatik.

Ivanov do të jetë një prej folësve kryesorë të Konferencë që nesër në mbrëmje do ta hapë udhëheqësi i komitetit nacional të aleancës, Bekir Karliga.

Ivanov në Stamboll do të ketë fjalim përshëndetës, ndërsa kjo do të jetë pjesëmarrja e tij e tretë në këtë samit.Në forumin ekonomik do të marrin pjesë edhe katër presidentët aktual dhe nëntë ish presidentët e shteteve të rajonit, kurse nga Evropa do të marrin pjesë 27 ministra, deputet ëtë ndryshëm, ambasadorë etj./albtime/kohaislame