5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ivan Rakitic: Edhe lojtarët e Cityt kanë mundur të kënaqen me kryeveprat e Messit

Më të lexuarat

“Messi ishte impresiv, është e pabesueshme se çfarë ai mund të bëjë në terren”, ka thënë bashkëlojtari i tij në Barcelonë, kroati Ivan Rakitic.
 
 
Edhe lojtarët e Manchester Cityt kanë mundur të kënaqen me kryeveprat e Lionel Messit, deklaroi pas ndeshjes së mbrëmshme kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve në Camp Nou, Ivan Rakitic, bashkëlojtari i Messit në Barcelona. 
 
Mesfushori kroat Rakitic ka shënuar golin vendimtar në minutën e 31-të të ndeshjes, duke e siguruar vendosjen në çerekfinalen e garës elite të futbollit evropian. Megjithatë, me lojën brilante mbrëmë sërish shkëlqeu njëri nga lojtarët më të mirë i të gjitha kohërave, argjentinasi Lionel Messi.
 
“Kemi bërë një punë të shkëlqyer dhe shfaqëm lojë fantastike. Hart mbronte shkëlqyeshëm. City ka lojtarë shumë të mirë të cilët arritëm ti ndalim. Messi ishte impresiv, është e pabesueshme se çfarë ai mund të bëjë në terren. Edhe lojtarët e Cityt kanë mundur të kënaqen me kryeveprat e tij, ndërsa ne mund t’i kënaqemi fitores së merituar”, tha Rakitic. 
 
Përveç Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve janë vendosur edhe Real Madrid, Atletico Madrid, Bayern, Porto, Juventus, PSG dhe Monaco, shkruan Anadolu Agency.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit