6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Iu mbyt djali në lumë, myslimanët i shlyejnë borxhin familjes së varfër

Më të lexuarat

Mes varfërisë, vështërisëve dhe forcës për të vazhuar përpara pas humbjes së djalit vetëm 11 vjeç në ujërat e lumit Erzen familja Bardhi ka nevojë për ndihmë e mbështetje.
Po kalojnë ditë të vëshira pas ngjarjes së kobshme, kur djali i tyre vetëm 11 vjeç u rrëmbye nga ujërat e lumit Erzen, bashkë me kushëririn e tij në përpjekje për ta kaluar atë.
I vetëm krah pune, kryefamiljari Agim Bardhi nuk ka mundësi të ndërtojë një shtëpi me të ardhura të pakta që ai merr, madje edhe këto dy dhoma nisi ti ndërtonte për fëmijet e tij, duke marrë një kredi në bankë disa muaj më parë.
Myftinia e Tiranës, besimtarë dhe 10 xhami të kryeqytetit i janë bashuar nismës së Myftiut Ylli Gurra për të qënë pranë familjes Bardhi në Mënik, fshat pranë njësisë administrative Ndoq.
Ylli Gurra: I dorëzuam familjes shumën prej 5 milion lekë të vjetra të mbledhura nga xhamitë e kryeqytetit. Një shumë për të lehtësuar barrën e borxhit dhe për ta zeruar atë.
Me të ardhurat dhe kontributet e besimtarëve të Tiranës, familja Bardhi shleu të gjitha detyrimet bankare.
Kjo është një përpjekje dhe nisëm solidare për të qënë pranë familjes, duke bërë bashkë besimtarët dhe qytetarë për të qënë më afër Agimit, bashkëshortes dhe fëmijës së tij. Çdo ndihmë dhe përkrahje për këtë familje do të thotë një mbështetje për të dalë nga gjendja e varfërisë dhe për të qënë pranë në këto kohë të dhimbshme për ta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit