12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Italia përgatitet për një valë refugjatësh nga Shqipëria

Më të lexuarat

Italia ka filluar përgatitjet për të përballuar një fluks të mundshëm emigrantësh në zonën e Pulias. Megjithëse Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht, duket se janë dërguar forca ushtarake dhe mjete shtesë në zonat e Brindisit dhe Barit.

Brigjet e Pulias do të mund të bëhen pika, ku mund të mbërrijnë – nëpërmjet Shqipërisë, – emigrantët sirianë të bllokuar në Serbi, Maqedoni apo Greqi pas mbylljes së kufijve veriorë.

Burime jozyrtare flasin për 150-200 mijë persona. Shqetësimi i autoriteteve italiane është aq i madh, saqë kjo çështje u diskutua edhe gjatë takimit mes kryeministrit italian, Mateo Renzi, dhe kryetarit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Për të mos krijuar alarm, ata nuk e theksuan këtë aspekt gjatë konferencës për shtyp, mbetet i madh shqetësimi i autoriteteve italiane, jo vetëm për menaxhimin e një fluksi të tillë, por edhe për mundësinë e infiltrimit të militantëve e terroristëve të ISIS-it.

Në fakt, në fund të muajit janar, gjatë një audicioni në Komisionin për Çështjet e Mbrojtjes, në Senat, komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Gulielmo Luixhi Milieta ilustroi pikërisht rrezikun e infiltrimit të luftëtarëve të ISIS pikërisht nëpërmjet Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit