9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Itali: Vdes shqiptari që u rrah brutalisht

Më të lexuarat

Artan Meta, 45-vjeçar, humbi jetën në Villasor të Italisë, pasi u dhunua barbarisht nga një 18-vjeçar italian. Baristi shqiptar ishte prej katër ditësh në gjendje kome, por nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.
Siç njoftojnë mediat në Itali, mjekët kanë bërë gjithçka për ta shpëtuar, por dëmtimet e mëdha që kishte marrë në kafkë, e bënë të pamundur mbijetesën e tij, transmeton BW.

Sipas mediave, lajmi për vdekjen e shqiptarit ka shokuar të gjithë Italinë. Baristi Artan Meta njihej si një person i dashur që nuk krijonte probleme.

Të enjten e kaluar, 45-vjeçari i kishte kërkuar të riut Nicholas Melis, të mos qëllonte makinetën e shpërndarjes së cigareve në lokal dhe ky i fundit i ishte përgjigjur me shkelma e grushte.

Fillimisht, 18 vjeçari Nicholas Melis u akuzua nga policia për lëndime të rënda trupore, por tashmë ai pritet të përballet me akuzën për vrasje. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit