10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Itali, treni shtyp dy shqiptarë

Më të lexuarat

Dy shqiptarë kanë humbur jetën të enjten pasdite në një aksident pak metra larg stacionit të Rho-së, në afërsi të Milanos.

Sipas të dhënave të deritanishme, dy të rinjtë, 23 dhe 25 vjeç, duket se kanë qenë duke ecur pranë binarëve kur ka kaluar një tren pasagjerësh që udhëtonte drejt Varezes. Me sa duket, për shkak të errësirës nuk kanë parë trenin e nuk dihet se pse nuk e kanë dëgjuar mbërritjen e tij.

Qe e kotë ndërhyrja e menjëhershme e personelit mjekësor. Pas orës 19:20 kur ndodhi aksidenti, linja mbeti e bllokuar për mbi një orë.

Pas shqyrtimeve fillestare në vendngjarje nga policia shkencore, rasti tani i ka kaluar për hetim policisë hekurudhore, që duhet të hedhë dritë mbi arsyet e aksidentit.

/ Top Channel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit