11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Itali, OKB: BE të pranojë 500 imigrantët e bllokuar në Mesdhe

Më të lexuarat

Agjencia për Refugjatët e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) u bëri thirrje qeverive evropiane që të lejojnë urgjentisht më shumë se 500 migrantët e shpëtuar në Mesdhe, që mbeten të bllokuar në det.

I dërguari i posaçëm i UNHCR, Vincent Cochetel, theksoi se “kjo është një garë kundër kohës”. Ai tha se “stuhitë po vijnë dhe kushtet vetëm do të përkeqësohen”.

Migrantët janë në bordin e dy anijeve të përcaktuara nga grupet e ndihmave humanitare, por qeveria anti-migruese e Italisë po u mohon atyre qasjen në portet e saj.

UNHCR tha se afër 600 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur në ujërat midis Libisë dhe Italisë këtë vit.

Komisioni Evropian tha se u bën thirrje vendeve anëtare të ndërmarrin veprime dhe të ofrojnë mbështetje, por nuk ka fuqi të ndërhyjë.

Një zëdhënëse tha se “nuk ka asgjë më shumë që mund të bëjmë”. (Atsh)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit