Itali, kapen ilaçe ilegale që hyjnë nga Shqipëria

0
59

Ilaçet, për të cilat kërkohet patjetër receta e mjekut, po futen gjithnjë e më shumë në mënyrë ilegale në Itali, dhe hyjnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Kinës.

Mediat italiane kanë raportuar dje se madje ka pasur edhe sekuestrime në masë në të gjithë Italinë. Bëhet fjalë për substanca të lëngshme për trajtimin e patologjive të rëndësishme kardiake, neurologjike, nga Tirana.

John D’Agata, një nga zyrtarët e Departamentit të “Mbrojtjes së Konsumatorit” në Itali ngre alarmin se mes përbërësve aktivë të narkotikëve kishte edhe hydrochloride raceanisodamine epinephrine, ribavirine dhe citicoline, substanca që mund të shkaktojnë sëmundje serioze dhe mund të kthehen edhe në vdekjeprurëse./kohaislame/