Itali, Berluskoni do të rikandidojë për postin e kryeministrit

0
33

– Silvio Berluskoni do të rikandidojë për të marrë sërish postin e kryeministrit të Italisë. Lajmi raportohet nga prestigjiozja italiane “Corriere della Sera”, e cila i referohet burimeve të afërta të ish-kryeministrit të Italisë, që sipas gazetës ka kaluar javët e fundit duke studiuar sondazhe dhe duke analizuar skenarët e mundshëm për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kështu, pasi është konsultuar me drejtuesit e partisë, sipërmarrës dhe eksponentë ndërkombëtarë, Silvio Berluskoni ka vendosur të rishfaqet në skenën politike italiane.

Sipas gazetës, këto dy muaj do t’i shërbejnë atij për tu përgatitur që në shtator të rikthehet fuqishëm. Mësohet se Berluskoni ka vendosur t’i ndryshoje edhe emrin partisë se tij “Populli i Lirisë”.

Natyrisht nuk do te jetë një sipërmarrje e lehtë për ish-kryeministrin e Italisë, ndaj të cilit rëndojnë proceset e hapura gjyqësore, veçanërisht “çështja Rubi”. Dhe veç kësaj, duhet përgatitur një program ekonomik që të rikthejë optimizmin e një vendi te goditur nga kriza e besimit, përveçse ajo financiare.

(er.nu/BalkanWeb)kohaislame