15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“Istanbul Autoshow 2017” hap dyert për vizitorët

Më të lexuarat

“Istanbul Autoshow” i cili organizohet për herë të 17 këtë vit, nën përkujdesin e Shoqatës së Distributorëve të Automjeteve të Turqisë, ka hapur dyert për VIP-at dhe mediat

STAMBOLL (AA) – “Istanbul Autoshow” i cili organizohet për herë të 17 këtë vit, nën përkujdesin e Shoqatës së Distributorëve të Automjeteve të Turqisë, ka hapur dyert për VIP-at dhe mediat, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panairin i cili do të zhvillohet në Qendrën e Panaireve TÜYAP, marrin pjesë 19 marka automjetesh, të cilat do të ekspozojnë seritë e tyre të reja.

Panairi do të hapet nesër për vizitorët, ndërsa në të do të ketë autmojete nga më të lirat në treg, deri në ato më të shtrenjtat.

Në panairin në të cilin do të ekspozohen autmjetet e të sotmes dhe të së nesërmes, marrin pjesë marka si, Alfa Romeo, Aston Martin, Dacia, DFSK, Fiat, Ford, Honda, Hyundai, Jeep, Lexus, Mercedes, Mitsubishi, Nissan, Opel, Peugeot, Renault, Smart, Ssangyong dhe Toyota.

Krahas automjeteve në këtë panair do të ketë edhe aksesorë teknologjikë. Në këtë manifestim të pranishëm do të jenë edhe shoqëria civile dhe institucione të ndryshme mediatike.

Ndërsa slogani i këtij evenimeti do të jetë “Shikoni nga afër drejt së ardhmes”.

Panairi pritet që në mesjavë të jetë falas për nxënësit dhe gratë, ndërsa hyrja në të do të variojë nga 2.5 në mesjavë deri në 5 euro në fundjavë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit