6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Islamofobja Valentina Bozhinovska e “Netëve me thika të gjata” me katër funksione

Më të lexuarat

Valentina Bozhinovska e njohur si Islamofobe e madhe (duke u fshehur kinse kundër Extremizmit Islamik) e cila në një tubim të organizuar nga VMRO-DPMNE para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deklaroi se sonte është “Nata e thikave të gjata”, ushtron katër funksione, njofton Zhurnal.mk

Drejtoresha e Komisionit për marrdhënie midis bashkësive dhe grupeve religjioze tashmë disa vite është mbështetëse e VMRO-DOMNE-së në ndërkohë që krahas këtij funksioni ushtron edhe disa funksione të tjera.

Bozhinovska në vitin 2009 është emëruar për anëtare në Trupin kordinativ nacional për përgatitje të konferencës së dytë botërore për dialog multireligjioz në Ohër. Më 23 dhjetor të vitit 2014 bëhet anëtare në Komisionin për përgatitje të punëve për akademinë e filmit në Ohër ndrkohë dy vite më vonë në 2015 merr funksion të anëtares në delegacionin parlamentar të iniciativës të evropës qendrore – CEI me nënshkrim të ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, informon Zhurnal.mk

Ajo para vitit 2008 e ka ndryshuar partinë duke kaluar nga VMRO-Popullore e Lupço Gjeorgjievski te VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevski. Në vitin 2006 ajo e quan ish kryeministrin si gënjeshtar dhe person që vetëm gënjenë dhe që ka dashur t’i presë kokën Boshkovskit. Për vetëm dy vite Bozhinovska në mënyrë eksplicite ndryshon qëndrimet dhe mbron politikën e VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj.

Pas 11 dhjetorit të vitit të kaluar Gruevski për disa ditë me rradhë ka mbledhur anëtarësinë para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjve me qëllim që të tregojë se ka fituar zgjedhjet dhe të drejtën e tij nuk mund t’ia merr askush.

Në këto tubime fjalë rasti kishte edhe Bozhinovska e cila është kërcënuar me retorikë nacionaliste duke thënë se atë natë ka qenë “Nata e thikave të gjata”.

“Të përshëndes mbrojtësit, kjo natë është natë e thikave të gjata, kjo natë është natë e njerëzve të mençur ose të çmendur. Tradhëtarit të fundit maqedonas Zoran Zaev do të ndodh që një ditë t’i themi vëllezër dhe motra të mblidhemi dhe të largojmë e të shohim se cili është mbret e cili spiunë”, kështu ka deklarauar para shtatë muajve Bozhinovska.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit