Islamofobia në kulm: Arma e projektuar që të mos shfrytëzohet nga myslimanët

0
2633

Një dyqan armësh në Florida, kanë lansuar një pushkë sulmi të firmës “Crusader”, që është e dizajnuar që “kurrë të mos përdoret nga terroristët mysliman”.

Në këtë pushkë është e gdhenur një kryq ,dhe në anën tjetër të pushkës është e gdhenur psalmi 144:1, transmeton Klan Kosova.
“I bekuar qoftë Zoti, kështjella ime, që i mëson duart e mija për luftë, e gishtrinjtë për betejë”, shkruan në këtë psalm.
Zëdhënësi i kësaj kompanie, Ben Thomas, është shprehur se ideja për këtë armë ishte që t’i ndalonte myslimanët që ta përdorin.
Kjo gjë ka ngritur debat në mesin e myslimanëve të ShBA-së.

Drejtor ekzekutiv i Këshillit për Marëdhëniet amerikano-islamike në Floridë, Hasan Shibly, është shprehur se në këtë vit kanë ndodhur 205 vrasje masive në ShBA dhe vetëm në njërën prej rasteve ishte i përfshirë një mysliman.
Ai madje ka ironizuar me këtë ‘shpikje’ duke thënë se nëse kjo armë nuk do të përdoret nga terroristët mysliman, atëherë do përdoret nga ata katolik.
E shikoni në çfarë mase ka shkuar Islamofobia, thua ti se terrorizmi paska fe!/KohaIslame