9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Islamofobia në Full HD

Më të lexuarat

Fobia është frikë joracionale ekstreme ndaj një objekti të caktuar ose situate, sipas definimit të Enciklopedisë Britannica. Duke kuptuar këtë definim atëherë arrijmë në përfundim se Islamofobia është frikë joracionale ndaj Myslimanëve dhe Islamit, por a është kjo çështja?

Çdo njëri që është i familjarizuar me historinë e Islamit dhe zhvillimit të tij e di që frika ndaj Islamit filloi që nga fillimi i tij në vitin 610. Pas thirrjes së tyre publike në Islam, njerëzit e kundërshtuan dhe e kritikuan Profetin alejhi selam. Në atë kohë nuk kishte frikë nga predikimi i mesazhit apo mesazhi në vetvete, por ekzistonte frika se sistemi që i siguroi fisit Kurejsh pushtet do të binte. Shumë nga fisi i Kurejshëve në fakt besuan në Mesazhin por ajo çfarë i ndaloi nga pranimi ishte frika e humbjes së statusit të tyre dhe ndikimi të tyre në shoqëri.

Në kohën e Kurejshëve paraja ishte forca që udhëhiqte gjithçka, braktisja e idhujve të tyre nënkuptonte që nuk ka pelegrinazh dhe nënkuptohej që nuk ka as tregti.
Me gjithë atë që është thënë Islamofobia nuk është asgjë e re dhe frika e tregtisë kundër Islamit dhe Myslimanëve në të vërtet është një temë e vjetër.

Pas rënies së murit të Berlinit dhe luftës Irak – Iran, interesi i korporatave perëndimore u kthye drejt Lindjes së Mesme dhe Islamofobia nxuri vendin në lajme dhe në kulturën popullore. “Djemtë e keq” që ishin në filma dhe videolojëra që ishin në mesin e Japoenezëve dhe Rusëve u bënë Arab dhe Mysliman.
Audienca botërore ishte e aftë për të dëshmuar për figurat heroike, bartësit e demokracisë dhe lirisë, duke shpëtuar Myslimanët Arab të pafajshëm, gra dhe fëmijë nga shtypësit dhe liderët despotik. Çdo njëri dëshironte të ishin ata dhe të identifikohesh me ta. Pas sulmeve 9/11 dhe invazionit në Afganistan dhe Irak, mediat botërore dhe narrativet filmike morën tjetër kthesë.
Portretizimi i Arabëve dhe Myslimanëve mund të ishte aq i mirë dhe i pafajshëm, por pas 9/11 ata ishin të gjithë portretizuar si të fajshëm. Konfirmimi i këtij pretendimi mund të shihet në filmin dramë të luftës tek “American sniper”.

1-american-sniper
Ajo çfarë i mungoi audiencës në këtë film dhe të gjithë propagandës islamofobike është se shumica e “heronjve” vijnë në një vend tjetër të luftojnë për lirinë e vendit të tyre me milje që është larg.
Nëse audienca do të bënte një krahasim të gjithë filmat propagandues të Perëndimit dhe filmit “Red Dawn” (Film në të cilin SHBA është e okupuar nga Korea Veriore dhe veteranët e luftës të cilët luftojnë rebelët të cilët kanë okupuar SHBA-në, se çfarë taktika guerile bënin për të shpëtuar vendin.) do ta kuptonin se ata janë gënjyer gjatë tërë kohës. Bile edhe fëmijët mund të arrinin në një konkluzion të tillë, se pushtimi i vendit të dikujt është keq, ndërsa mbrojtja e vendit tënd nga pushtuesi është mirë.

2-red-dawn
Ato që ndodhën më 9/11 e sollën “armikun” në ekranet e shtëpive tona. Organizata e quajtur “Al Kaida” dhe lideri i proklamuar “Osama bin Laden” jepte video dhe audio mesazhe për botën. Ishte një kontakt drektë i shikuesit me “filma” horror. Një grup videosh të ekzekutimeve u lëshuan dhe propaganda e luftës mund të aktivizohej tani. Nuk kishte më nevojë për shumë filma dhe video lojëra të lidhura me Lindjen e Mesme, ato nuk kishin të ndalur së prodhuari, ngase kishte kohë të gjatë që pritej për njeriun që nga shpella dëshiron të na merr neve lirinë. Teatri i Moskës shumë mirë u pozicionua dhe sterotipet e profilizimet racore ndaj Arabëve dhe Myslimanëve ishin në lulëzim të plotë. Çdo kush që veshte veshje tradicionale Arabe duhej të trajtohej dhe çdo njëri që kishte fytyrë të errët duhej të ishte i dyshuar. Të gjitha ngjarjet e përmendur siguruan mbështetje për fillimin e luftës në Lindjen e Mesme dhe “Lufta kundër terrorit” ishte opsioni i vetëm.
Më shumë sulme terroriste ndodhën, dhe jo të gjitha u portretizuan nga njerëz që janë të lidhur me Islam, por ata nuk u përshtaten në narrativën e mediave globale kështu që u lanë jashtë syrit të publikut. Përgjatë viteve veteranët nga luftërat në Lindjen e Mesme erdhën dhe treguan të vërtetën e përfshirjes së tyre.

3-bin-ladin
Publiku e ka parë si një tjetër Vietnam dhe përkrahje për një tjetër invazion ose sanksion lufte nuk ishte atje. Ngjarjet që përcjellën Pranverën Arabe dhe interesat e korporatave i shfrytëzuan mundësitë e tyre. Lufta në Siri shpërtheu dhe të gjithë u ngritën kundër presidentit sirian Bashar Al Assad.
Rebelët u financuan dhe situata pritet të përfundojë si ajo përfundoi në Libi dhe vende të tjera në lagje. Sidoqoftë për shkak të pritjeve dhe tejkalimit të vijave të kuqe nga regjimi i Assadit, pritej dalja e një trëndafili të ri dhe më të mirë.

Më 29 qershor të vitit 2014, Kalifati i ashtu quajtur “Shteti Islamik” ishte vendosur në Rakka të Sirisë si kryeqytet. Në atë ditë Islamofobia u bë në full HD. Për atë që nuk janë të familjarizuar me termin “FULL HD”, i referohet rezolucionit të lartë të pamjeve të videove. Ajo çfarë është ndryshe me “Shtetin Islam” dhe me materialet e tyre është se ata kanë revolucionarizuar propagandën e terrorit.

4-burn-alive
Më herët kur bëheshin gjërat për tu dukur, me kualitet të telefonave dhe video standarde të prerje të kokave të njerëzve, por ato nuk kishin ndikim dhe nuk jepnin vëmendje sikur PR i “Shtetit Islamik” që e ka sot. Çka e karakterizon “Shtetin Islamik” nga paraardhësit është se gjithçka është e bërë sikur në filma. Varet nga programi që përdorin a është “Final Cut Pro” për Mac dhe profesionistë e video amatore që i përdorin për punën e tyre.
Për fjalimet propaganduese të tyre dhe ekzekutimet e supozuara ata përdorin shumë kamera dhe nga kënde të ndryshme.
Kjo duket e pakuptimtë, sepse kjo është vetëm “bandë e terroristëve që po vranë dikë” Megjithatë, çdo gjë është përdorur pikërisht për të marrë efekte dramatike dhe të përqendrohen sytë e publikut për vuajtjet e viktimave të tyre.
Nëse këto pamje nuk do të ishin në lajme do të dukej se po shikojmë filma të prodhuar në Hollywood. Janë përdorur programe si “Adobe Premiere Pro” dhe “Adobe Affter Effects” në videot e tyre promocionale dhe dokumentaret.
Ueb faqja e tyre kur i futesh një analize të videove të ekzekutimeve të cilat kanë përdorur “pamje të gjelbër” (prapavija të gjelbërta apo të kaltërt ku zakonisht i përdorin mediat për të bërë parashikimet e motit) dhe programet e përdora, të bëjnë të dyshosh për vërtetësinë e atyre ekzekutimeve.

5-peter-kassing
Megjithatë, ato nuk i shqetësojnë shumicën e publikut, ndonëse ata janë të prirur të besojnë se ekzekutimet dhe viktimat janë të vërteta.
“Shteti islamik” dhe kampanja e PR-it do të zgjasë derisa të shfaqet nevoja për një tjetër boogieman, por efektet e gjata të kësaj çmendurie shumë vështirë do të fshihen. Duke biseduar me shokët e mi myslimanë erdha në një zbulim shokues. Fjala Kalifatë më nuk është një dëshirë nostalgjike, por diçka që është kërcënim për tërë njerëzimin.
Emri Ebu Bekër është i lidhur me Al Bagdadi më shumë se sa me ES Sidik r.a. Madhërimi “Allahu Ekber” (Allahu është më i Madhi) është i lidhur me vrasjen myslimanëve tjerë.
Shtyllë e besimit Islam është Shahadeti (Nuk të adhuruar me meritë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i rob dhe i dërguari i Tij) dhe vula e Pejgamberit paqja qoftë mbi të, është lidhur me prerjen e kokave dhe shkatërrimin! Ata e kanë ndihmuar Islamofobinë të triumfojë. Ata kanë instaluar në mënyrë efektive sterotipet për myslimanët e rrezikshëm brenda kokës së Myslimanëve, kanë instaluar neveri ndaj frazave dhe simboleve të lavdishme të historisë Islame.
Krijimi i të ashtuquajturës “Kalifatit” bëri dëme të mëdha në gjendjen shpirtërore të njerëzve të zakonshëm dhe të myslimanëve në përgjithësi. Ata bënë më shumë dëm sesa dobi. Islamofobia do të vazhdojnë të ekzistojnë dhe do të vazhdon të jetë fenomen, por edhe me shërbëtorët e saj si “Shtet islamik”, ajo përparon me shpejtësi.
Haris Heljo – Safina magazine

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit