6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Islamofobët në Francë po mendojnë për luftë civile ndaj musilmanëve

Më të lexuarat

Nga Léonard Faytre

Dhuna e përshkallëzuar në mediat franceze vazhdon të përkeqësohet çdo ditë. Jam i habitur që bashkëqytetarët e m’i po inkurajojnë një luftë civile të mundshme në Francë me qetësi dhe gjakftohtësi, sikur të ishte një skenar normal që duhet ta parashikojmë në afat të shkurtër apo të gjatë. Si mund të ndodh kjo? Si mundet populli francez dhe intelektualët të debatojnë me lehtësi për një “luftë kundër Islamit” pa patur turp apo ndjenjë faji? Po, jemi mësuar t’i përsërisim debatet rreth “terrorizmit islamik” dhe “problemeve të asimilimit” në mediat franceze, por tani gazetarët dhe politikanët po diskutojnë ftohtë për një “luftë kundër Islamit” dhe një luftë civile. Kërkesa e tyre është e drejtpërdrejtë dhe e qartë: “Islami dhe muslimanët në tërësi janë një kërcënim kombëtar dhe Franca duhet të merret me këtë punë.”

Më 15 shtator, polemiku Eric Zemmour paralajmëroi Francën për një “luftë civile kundër Islamit dhe bashkëpunëtorëve të saj francezë” në stacionin publik francez Inter. Më 27 shtator, gazetarët Zineb El Rhazoui dhe Jean-Claude Dassier pretendonin, “Gratë që mbajnë shami në kokë i përkasin dhe manifestojnë një ideologji të islamit radikal që çon në terrorizëm” dhe “ne jemi në konflikt të armatosur kundër islamit” në kanalin televiziv më popullor të lajmeve, CNews. Më 3 tetor, ish-ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb pretendoi në fjalimin e tij të dorëheqjes, “Sot jetojmë krah për krah … Kam frikë se nesër do të jetojmë ballë për ballë”, duke portretizuar në mënyrë të nënkuptuar muslimanët francezë dhe francezët jo-muslimanë si armiq. Lista është shumë e gjatë dhe mund të gjejmë shumë shembuj të tjerë të këtyre deklaratave.

Duket se për ata gazetarë dhe demagogë francezë çdo shfaqje e përkatësisë në Islam, të tilla si shamitë e kokës, ushqimi hallall ose lutjet, përbën një kundërshtim të vlerave franceze, izolimit nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe së fundi, një thirrje për sulme terroriste. Me fjalë të tjera, ata lidhin thelbësisht mënyrën e jetesës së miliona myslimanëve francezë me sulmet e tmerrshme terroriste që ndodhën në vitet e fundit në Francë. Si rezultat, çdo musliman është bërë objektivi, armiku kombëtar, i papastër dhe ata që duhet të neutralizojmë.

Si mund ta shpjegojmë këtë ndryshim të rrezikshëm semantik?
Është e vërtetë që një pakicë e ekstremit të djathtë i ka atribuar të gjitha problemet franceze në komunitetet arabe ose muslimane dhe ka mbrojtur zgjidhjet ekstreme. Megjithatë, gjuha e urrejtjes e hapur ndaj myslimanëve është bërë normë e re në mediat kryesore. Dikush mund të argumentojë se ky ndryshim semantik pasqyron shkallën e lartë të dhunës që po zhyt shoqërinë franceze pas çdo sulmi terror të ISIS-it. Sigurisht, askush nuk mund të eufemizojë pasojat e thella të këtyre sulmeve terroriste ndaj shoqërisë franceze. Ato çuan në më shumë pakënaqësi mes popullit francezë në përgjithësi dhe stigmatizimit të myslimanëve francezë në veçanti. Në qershor të vitit 2018, policia franceze arrestoi edhe 10 anëtarë të ekstremit të djathtë të një qelize hije që komplotuan për të sulmuar muslimanët, duke përfshirë sulmet mbi gratë e mbuluara, imamët, xhamitë dhe dyqanet ushqimore hallall.

Sidoqoftë, duhet ta pranojmë se gjuha e urrejtjes kundër Islamit dhe muslimanëve ka rrënjë më të thella se sulmet e ISIS-it vetëm. Ka pasur një qasje strukturore ndaj Islamit që nga kolonizimi që sistematikisht i referohet Islamit si inferior, barbar dhe reaksionar. Ne e dimë, për shembull, se autoritetet koloniale franceze organizuan kopshte njerëzore, si dhe fushata antifashiste në kolonitë e Afrikës së Veriut. Shumë studime sociologjike kanë lidhur tashmë politikën e vjetër koloniale franceze të Islamit dhe dispozitave post-koloniale ndaj punëtorëve dhe familjeve të Afrikës së Veriut të vendosur në Francë. Dua të them këtu një sërë diskursesh segreguese janë të materializuara në ligj, në urbanizëm dhe simbole që çuan popullsisë myslimane në punë të ulëta, në rrethinat e qytetit, në të drejta sociale të kufizuara dhe në pjesëmarrjen e dobët të qytetarëve.

Gjuha irracionale e urrejtjes mund të ketë pasoja të tmerrshme
Këto aludime për luftë civile nuk përfaqësojnë vetëm normalizimin e diskursit anti-musliman, por edhe legjitimitetin e sulmeve të urrejtjes ndaj individëve. Këto deklarata janë të papërgjegjshme, pasi retorika të ngjashme ka çuar në deportim masiv, masakra dhe gjenocide në të kaluarën. A është kjo me të vërtetë alternativa që ne duam të kundërshtojmë kërcënimin e ISIS-it? A nuk është koha që t’i trajtojmë sfidat franceze me anë të diskutimit racional dhe fjalimit të zhytur në mendime? A nuk është koha që të gjithë ne të jemi përgjegjës?

Në një periudhë krize ekonomike dhe sociale, është bërë shumë e vështirë të advokojmë qasje pragmatike dhe të arsyeshme. Megjithatë, ka fakte që askush nuk mund t’i mohojë. Janë rreth 6 milionë muslimanë në Francë, shumica e tyre janë të lindur dhe të rritur në vend; 6 milionë muslimanë që punojnë, studiojnë, votojnë dhe thjesht jetojnë në Francë. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të jetojmë së bashku, nëse na pëlqen apo jo. Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të gjejmë zgjidhje për problemet tona të përbashkëta nëse nuk duam të përballohemi me skenarin më të keq. Është e thjeshtë: Nuk ka ndonjë plan tjetër, por të ripërtërihet dialogu i respektueshëm dhe mirëkuptimi i përbashkët; përndryshe, do të dënohemi të shohim shoqërinë tonë të zhytet në humnerën e përgjakshme të urrejtjes, vetëm disa dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës Algjeriane.

Le të mësojmë nga historia jonë.

Autori është asistent hulumtues në studimet europiane në SETA, Stamboll

Përktheu: Jonilda Zaimaj | Publikuar më parë te gazetamendimi.com

Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit