5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Islamofobët kërcënojnë profesorin Milazim Krasniqi

Më të lexuarat

Kërcënimi më i ri islamofobik sot më ka ardhë nga Athina. Ky tipi po më thotë: “ku do të fshiheni nga zemrimi i shqiptarëve, që afrohet ç’do ditë.” Personi po get u quajtka Reshitas Lalis. Ndoshta më herët do ta ketë pasur emrin Reshit. Po mendoj me vete: po nga Athina nuk nuk mund të të vijnë selame, po veç kërcënime. Pse? Sepse Greqia ku han bukë ky Lalisi, është shteti që ka bërë gjenocid mbi muslimanët. Dhe veçmas mbi shqiptarët. Por ky Lalisi këtë nuk e ditka për gjenocidin grek. E po e ka larg Greqinë, i shkreti, jetuaka në Athinë! Dhe gjithë inatin e paskësh me turqit e me muslimanët. Kështu është kur e ha turpin me bukë njeriu faqezi, si ky ish Reshiti.

Milazim Krasniqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit