7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Islamofobat tanë e shajnë ndërsa Vuçiç i “falet” Turqisë: ja si po na e rrit ekonominë!

Më të lexuarat

Përderi sa Islamofobat tanë shajnë Turkun për çdo ditë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se bashkëpunimi me Turqinë i ka sjellë investime mjaft të rëndësishme siç janë fabrikat në Vladichin Han në zonën e Prokupljes.

“Së shpejti do të hapë një fabrikë në Zvornikun e Vogël. Bëhet fjalë për një për një investim që bëhet për herë të parë pas 40 vjetësh në zonë ku do të punësohen rreth 300 punonjës”, tha Vuçiç për B92.

Ai tha gjithashtu tha se këto investime kanë sjellë rritjen e eksporteve të prodhimeve agro-ushqimore siç është mishi, çmimi i të cilit është rritur me 22% në treg.

“Pikërisht kjo është arsyeja pse disa njerëz blenë Srem Shid-n dhe duan të promovojnë më tej eksportet, të hapin mundësi të reja”, tha Vuçiç.

Sipas tij, “turqit zënë numrin e parë të turistëve që vizitojnë Serbinë. Nuk ka rëndësi nëse ata vijnë për Sanxhakun apo Novi Pazarin, në fund të fundit janë vizitorë të Republikës sonë. Ne duam të rrisim turistët, po vijnë gjithnjë e më shumë rumunë, bullgarë dhe ruse”/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit