15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Islami në Kinë (historia)

Më të lexuarat

Regjistrat e vjeter te dinastise Tang pershkruajne nje vizite ne Kine nga Saad ibn Ebi Uakasi (ra), nje nga bashkekohesit e Profetit Muhammad (s) me 650 C.E. Kjo ngjarje konsiderohet te jete lindja e Islamit ne Kine. Perandori Kinez Yung-Wei respektoi mesimet e Islamit dhe i konsideroi ato te pershtatshme me mesimet e Confucius. Per te treguar admirimin e tij per islamin, Perandori aprovoi ndertimin e xhamise se pare te Kines ne Ch’ang-an. Ajo xhamia ende qendron edhe sot mbas 14 shekujsh.
Muslimanet virtualisht dominonin import/eksportin ne Kine gjate dinastise Sung (960-1279 C.E.). Zyra e Drejtorit Gjeneral per Transportin Detar ishte vazhdimisht e zene nga ndonje Musliman gjate kesaj kohe. Gjate dinastise Ming (1368-1644 CE), nje periudhe e cila u konsiderua te ishte era e arte e Islamit ne Kine, Muslimanet u integruan plotesisht ne shoqerine Han duke adoptuar emrat e tyre dhe disa zakone ndersa ruanin menyren e tyre Islamike te veshjes dhe kushtet e te ngernit.

Ndjenjat anti-Muslimane hodhen rrenje ne Kine gjate Dinastise Ch’ing (1644 – 1911 C.E), e cila u formua nga Manchute te cilet ishin pakice ne Kine. Muslimanet ne Kine jane me teper se 35 milion simbas nje burimi jozyrtar. Ata perfaqesojne 10 grupe etnike te vecanta. Me te medhenjte jane Kinezet Hui te cilet perbejne rreth gjysmen e popullates Muslimane te Kines. Grupet me te medhaja te grupeve Turke jane Ujguret te cilet ndodhen me teper ne provincen Xinjiang, ne te cilen ata kane qene shumice absolute ne nje kohe me te hershme. Xhamia e parë ne Kinë 620

Megjithese mund te duket si surprize, Islami ka mbijetuar ne Kine per mese 1300 – 1400 vjet. Ai i ka mbijetuar shume pengesave sic ishin Revolucioni Kulturor apo dhe regjimeve te tjera qe paten qellime kunder tij.

Megjithese nuk ka shume informacion mbi viziten e nje emisari nga Arabia ne Kine, ne nje nga librat e historise Kineze ‘Regjistri i Hershem i Dinastise Tang’ behet nje pershkrim i kesaj vizite. Saad Ibn Abi Waqqas (ra), nje nga bashkekohesit e Profetit Muhammad (S), udhehoqi delegacionin me 650 C.E, i cili sillte me vete dhurata dhe sistemin e besimit Islam ne Kine. Simbas thenieve te Muslimaneve Kineze, kjo ngjarje konsiderohet te jete lindja e islamit ne Kine.

Xhamia Huaisheng, Guangzhou ndertuar në 627.Foto 1860.

Megjithese perandori i kohes, Yung-Wei, e konsideroi Islamin pak restriktiv per shijet e tij, ai respektoi mesimet e tij dhe e konsideroi te ngjashem me mesimet e Confuciusit. Per kete arsye ai i dha Saadit liri te plote qe te perhapte kete besim tek njerzit e tij. Per te treguar admirimin e tij per islamin, Perandori urdheroi ndertimin e Xhamise se Pare te Kines ne Ch’ang-an. Kjo xhami ende qendron edhe sot, mbas 13-14 shekujsh.

Me kalimin e kohes, mardheniet midis Kines dhe Tokave Muslimane vazhduan te permiresoheshin. Shume biznesmene Muslimane, visitore, dhe tregetare filluan te vinin ne Kine per qellime biznesi dhe fetare. [ Arabet paten stabilizuar tregetine ne keto vende para kohes se Profetit Muhammad (s).] Umayyaded dhe Abbasided derguan 6 delegacione ne Kine, te cilet ishin pranuar ngrohtesisht nga Kinezet.

Muslimanet te cilet emigruan ne Kine filluan te ushtronin influencen e tyre ne ekonomi ne gjithe vendin. Ata dominonin import/eksportin ne kohen e Dinastise Sung (960 – 1279 C.E). Zyra e Drejtorit Gjeneral per Transportin Detar ishte vazhdimisht e zene nga ndonje Musliman gjate kesaj kohe.

Megjithe suksesin ekonomik qe muslimanet kishin gjate ketyre koherave dhe madje edhe me vone, ata njiheshin si te ndershem, te bindur ndaj ligjit, dhe te disiplinuar. Keshtu qe nuk ka as ndonje fakt per ndonje pakenaqesi apo ndjenje anti-Islamike nga populli Kinez.

Me fillimin e Dinastise Ming (1368 – 1644 CE) Islami po shkelqente ne Kine per 700 vjet. Deri ne kete kohe, Muslimanet paten mbajtur nje status te vecante, i cili permblidhte zakonet, gjuhen, dhe traditat e tyre dhe asnjehere nuk u integrua plotesisht me Kinezet. Gjate kohes se Dinastise Ming, qe konsiderohet te kete qene koha e arte e Islamit ne Kine, Muslimanet u integruan gradualisht ne shoqerine Kineze.

Nje shembull interesant i kesaj sinteze nga Muslimanet Kineze, ishte procesi i ndryshimit te emrave te tyre. Shume Muslimane qe u martuan me gra Kineze morren emrat e grave. Te tjeret moren mbiemra Kineze si pershembull Mo, Mai, and Mu – emra te adoptuara per Muslimanet qe quheshin Muhammad, Mustafa, dhe Masoud. Te tjeret te cilet nuk mund te gjenin ndonje mbiemer Kinez te perafert me emrin e tyre adoptuan karaktere Kineze te cilat ngjanin shume me emrat e tyre – Ha per Hasan, Hu per Hussein, apo Sai per Said, dhe keshtu me radhe.

Jo vetem emrat por edhe zakonet e veshjeve dhe ushqimeve gjithashtu kaluan ne nje proces sinteze me kulturen Kineze. Menyra Islamike e veshjes dhe e ushqimit u ruajten gjate gjithe kohes, megjithate dhe nuk u ndryshuan asnjehere. Me kohen, Muslimanet filluan te flisnin dialekte Kineze dhe madje dhe te lexonin Kinezce. Ne kete menyre mund te thuhet se ne kohen e Mingut, Muslimanet nuk mund te dalloheshin nga Kinezet e tjere pervec zakoneve te tyre fetare. Per kete arsye, kishte perseri kishte nga pak perplasje midis Muslimaneve dhe Jo-Muslimaneve Kineze.

Ardhja ne fuqi e Dinastise Ch’ing (1644 – 1911 C.E), e ndryshoi kete. Ch’inget ishin Manchu ( jo Han) dhe ishin pakice ne Kine. Ata perdoren taktiken perca-dhe-sundo per te mbajtur Muslimanet, Hanet, Tibetianet, dhe Mongolet ne betejat kunder njeri tjeterit. Ne vecanti, ata ishin pergjegjes per rritjen e ndjenjes Anti-Islamike neper te gjithe Kinen, dhe perdoren ushtare Hane per te shtypur zonat Muslimane te vendit.

Me renien e Dinastise Manchu me 1911, u formua Republika e Kines mga Sun Yat Seni, i cili shpalli se vendi u perkiste barazisht Haneve, Hui (Muslimaneve), Manve (Manchu), Meng (Mongol, dhe Tsang (Tibetianet). Politika e tij coi ne disa permiresime ne mardheniet midis ketyre grupeve. Mbas revolucionit te Mao Zedongut me 1948 dhe fillimit te pushtetit Komunist ne Kine, Muslimanet dhe minoritetet e tjera etnike e gjeten edhe nje here veten te shtypur. Ata ishin shume aktive ne luften kunder Komunisteve para dhe mbas revolucionit. Ne fakt, me 1953, Muslimanet u cuan dy here ne nje perpjekje per te formuar nje shtet te pavarur Islamik [ ne zonat ku Muslimanet ishin shumice absolute]. Keto revolta u shtypen brutalisht nga forcat ushtarake Kineze te pasuara nga nje propagande e gjere anit-Islame.

Nje musliman i moshuar kinezSot, Muslimanet e Kines jane rreth 20 milion, duke u bazuar ne burime jozyrtare. Regjistrimi i qeverise me 1982, e zvogelon shume kete numer duke e bere rreth 15 milion. Keta Muslimane perfaqesojne 10 grupe etnike te vecanta. Me te medhenjte jane Kinezet Hui te cilet perbejne rreth gjysmen e popullates Muslimane te Kines. Gjithashtu ka dhe nje perqendrim te madh te Muslimaneve ne provincen e Ningshas ne Veri.

Mbas Huive, pjesa qe mbeten te Muslimaneve i perket grupeve Turke qe jane Turq ( pervec Salaret Mongole dhe Tajiket Aryane). Grupi Turk ndahet me tej midis Ujgurve, Uzbekeve, Kazakheve, Kirgizve, Tatarve dhe Dongshiangve. Pothuajse te gjithe Muslimanet Turq gjenden ne provincat perendimore te Kansut dhe Xinjiang. Grupi me i madh midis ketyre jane Ujguret.

Musliman i moshuar, kinez, foto e bere ne ditet e sotme

Ujguret jane shumice ne provincen e Xinjiangut, ku perbejne rreth 60% e popullsise totale. Kjo perqindje e vogel eshte per shkakune influksit te madh te Kinezeve jomuslimane ne kete province ne kohet e vona. Nje situate e cila ka sjelle probleme te asimilimit dhe ka cuar shqetesimin per de-Islamizimin e njeres nga zonat Muslimane me te njohura te Kines. Muslimanet, dhe Ujguret ne vecanti, kane vuajtur shume nen regjimin e MaoZedongut dhe “Revolucioni i tij kulturor”. Gjate kohes se terrorit Komunist , u ndermor nje fushate e dhunshme per te fshire te gjithe gjurmet e Islamit dhe te identitetit etnik te te gjithe jo-Kinezeve. Gjuha Ujgur, e cila prej shekujsh pati perdorur shkrimin Arab, u detyrua me force te perdorte alfabetin Latin. Ujguret, ashtu si te gjithe besimtaret Muslimane, u derguan per pune te detyrueshme ne me shume se 30,000 komuna te krijuara ne provincat Muslimane. Imamet dhe Akhundet u vecuan per denime te turpshme dhe tortura…[madje u detyruan te] rritnin derra, te cilet disa here mbaheshin ne xhamite e mbyllura nga qeveria.

Me pretekstin e unifikimit te edukimit kombetar, shkollat Islamike u mbyllen dhe studentet e tyre u transferuan ne shkolla te tjera te cilat mesonin vetem Marksizem dhe Maoizem. Genocidi vazhdoi perseri me mbylljen e mese 29,000 xhamive, torturat ne mase te imameve, dhe egzekutimet e mbi 360,000 Muslimaneve.

Pas vdekjes se Maos dhe fundit te vijes se tij ekstremiste Marksiste para pesembedhjete vjetesh, qeveria Komuniste ka liberalizuar pak me shume politiken e saj ne lidhje me Islamin dhe Muslimanet. Dhe megjithe tmerret e Revolucionit Kulturor, Islami ka vazhduar te mbijetoje ne Kine.

Sot, fushata e filluar gjate Revolucionit Kulturor per asimilimin e Muslimaneve eshte ngadalesuar disi dhe Muslimanet Turq kane me teper liri per te shprehur identitetin e tyre kulturor. Qeveria per shembull, ka lejuar perdorimin e alfabetit Arab ne gjuhen Ujgur. Sidoqofte, ende egziston diskriminimi kunder Muslimaneve Turq nga emigrantet Kineze (te favorizuar nga qeveria) te cilet jane vendosur ne Xinjiang. Ky emigrim perben nje problem te madh sepse kinezet Han jane duke emigruar ne zonat Muslimane me nje kuote prej rreth 200,000 ne vit. Ne shume vende ku Muslimanet kane qene shumice, tani ata jane ne minoritet.

Pasi liria e besimit u deklarua me 1978, Muslimanet Kineze nuk e kane humbur kohen per te shprehur besimin e tyre. Ne te gjithe Republiken e Kines ka tani rreth 28,000 xhami, nga te cilat 12,000 jane vetem ne Xinjiang. Jo vetem kaq por gjithashtu tani ka dhe nje numer te madh imamesh per te drejtuar komunitetin Musliman (vetem ne Xinjiang jane mbi 2,800). Ne Kine vihet re nje ngjitje lart perseri e lirise se shprehej per Islamin, shume shoqata Islamike jane organizuar ne rang Kombetar te cilat kordinojne aktivitetet nderetnike midis Muslimaneve. Literatura Islamike mund te gjendet shum lehte dhe per momentin ka 8 perkthime te ndryshme te Kuranit ne gjuhen Kineze, po ashtu dhe perkthime ne Uygur dhe gjuhe te tjera Turq. Muslimaneve te Kines u eshte dhene dhe nje liri gati e plote per te kryer Hajin ne Mecca. Me 1986 kishte rreth 2300 Muslimane Kineze ne Haxh. ( Nqs e krahasojme kete shifer me 30 Muslimanet nga Bashkimi Sovietik te lejuar, ky numer duket shume i madh po te kemi parasysh se Popullsia Muslimane ne Ish Bashkimin Sovietik eshte katerfishi i asaj te Kines).

Muslimanet e Kines kane qene aktive dhe ne politiken e brendshme te vendit. Si gjithmone, Muslimanet kane refuzuar qe te mbyllin gojen kunder padrejtesive. Shume demonstrata jane bere nga Muslimanet per te protestuar nderhyrjet ne jeten Muslimane. Disa vjet me pare, pershembull, Muslimanet bene nje greve ne Beijing per te kerkuar ndalimin e literatures anti-Islamike nga librarite e Kines. Muslimanet Turkic gjithashtu kane mbajtur demonstrata per veteqeverisje dhe kunder emigrimit ne mase te jo-Muslimaneve ne zonat e tyre. Vazhdimisht ka lajme per demonstrata dhe beteja te Muslimaneve Kineze per fitimin e te drejtave te tyre. Insha’Allah ata do te kene sukses.

********** **************** ********** ***********

Allah eshte emri Arab per Zotin e Madhnueshem, Krijuesin e Universit. Ky emer perdoret gjithashtu edhe nga Kristianet Arabe dhe Hebrejte per Zotin (Eloh-im ne Hebrejshe: ‘Allaha’ ne Aramisht, gjuha e nenes e Jezusit a.s. ). Fjala Allah nuk ka as shumes dhe as gjini. Zoti nuk ka ndonje ndihmes apo partner, dhe nuk lind ose te linde. SWT eshte nje shkurtim i fjaleve Arabe te cilat kane kuptimin ‘Lavdia i takon Atij.’

Nga Yusuf Abdul Rahman

Alcislam

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit