15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Islami: Midis pasuesve injorantë dhe dijetarëve të paaftë

Më të lexuarat

Më poshtë është një ekstrakt i mahnitshëm nga libri, “Islami: Midis pasuesve injorantë dhe dijetarëve të paaftë”, nga ‘Abdul Kadir’ Audah.

 “… Edhe dijetarët muslimanë janë gjithashtu përgjegjës për gjithë këtë hidhësi që kemi kaluar dhe për tërë këtë që e ka goditur Islamin. Ata janë përgjegjës për mëkatet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga kolonialistët dhe imperialistët, nga sunduesit dhe qeveritë, nga masat injorante dhe nga të rebeluarit kundër Islamit.”

Këta dijetarë janë të denjë për akuza të tilla, sepse ata mbështetën imperializmin, ose të paktën heshtën para dhunës së tij. Ata jo rrallë herë u gjetën duke i mbështetur sundimet jo-islame apo në raste tjera janë gjetur duke bërë kompromise me ta. Ata i lanë masat popullore në paditurinë e tyre mbi parimet themelore të Islamit dhe në pavetëdije të plotë ndaj komploteve që u realizuan kundër Islamit.

Ata kanë shkëputur muslimanët nga feja e tyre, për shkak se nuk arritën tu tregojnë masave gjykimin e Islamit për kolonialistët, imperialistët dhe për qeveritë të cilat i ndihmuan ata duke e paguar me besnikëri ndaj tyre. Si rezultat, masat muslimane iu bindën qeverive pro-kolonialiste.

Islami ka humbur për shkak të heshtjes së dijetarëve muslimanë, dhe masat nga ana tjetër, janë vënë në një gjendje të humbjes vetëm për shkak të humbjes së fesë së tyre. Masat ndihmuan që periudha e humbjes të zgjasë, sepse ata besonin se dijetarët myslimanë nuk do të miratonin asgjë që nuk është në përputhje me mësimet islame dhe urdhrat e Allahut.

Dijetarët muslimanë kanë mbyllur sytë, kanë mbyllur gojët dhe i futën gishtat në veshët e tyre, duke e harruar Islamin, dhe ata kanë qenë në gjumë për shekuj me radhë, ndërsa populli mysliman i pasuan ata në përgjumjet e tyre, duke besuar se Islami i tyre ishte i sigurt dhe i shëndoshë, të bindur se dijetarët e tyre nuk do të kishin heshtur.

 

Dijetarët muslimanë për kohë të gjatë e kanë shpërfillur Islamin e tyre. Ata kurrë nuk kanë kritikuar asnjë qëndrim që ka shkelur Islamin, as nuk u përpoqën të pengojnë dhe të revokojnë asnjë urdhër apo ligj që u zhvillua në kundërshtim me parimet e Islamit. Ata kurrë nuk e kanë thirrur as edhe një mbledhje për të inkurajuar ri-institucionalizimin e jurisprudencës islame.

Sundimtarët kanë kryer vepra penale, kanë lejuar të ndaluarat, kanë derdhur gjak, kanë përdhunuar gra, kanë përhapur të keqen dhe kanë ngritur krye kundër kufijve të urdhëruar nga Allahu, ndërsa dijetarët nuk shprehen as edhe indinjatë apo kundërshtime të veprimeve të tilla. Ata shqiptuan në gjuhët e tyre vetëm tingujt e heshtjes, sikurse Islami të mos ua kërkonte atyre që të ftojnë njerëzit për punë të mira dhe të ndalojnë nga punët e këqija, dhe thuajse se Islami nuk e ka bërë të detyrueshme për ata që tu japin këshilla sunduesve në mënyrë që ata mund të zbatojnë ligjet e Islamit.

Popujt mysliman u pushtuan nga fuqitë e huaja grabitqare, por dijetarët tanë nuk u revoltuan kundër këtij agresioni, as nuk u treguan publikut atë që Kurani dhe Suneti e ka gdhendur qartë si udhëzim për luftën kundër pushtuesit dhe rezistencën kundër forcave të tyre. Ata as nuk u treguan masave se çfarë gjykimi ka Islami për ata të cilët miqësohen me pushtuesit dhe kolonialistët e tillë. Dijetarët muslimanë kishin për detyrë që të bojkotojnë agresorët jo-muslimanë, por në vend të kësaj ata u bënë aleatë dhe miq të tyre deri në atë masë saqë ka pasur prej tyre që shumë festime fetare i kanë realizuar në pallatet e pushtueseve!

Ligjet e bëra nga jomuslimanët janë zbatuar në vendet myslimane, edhe pse në kundërshtim të dispozitave islame, ata anuluan urdhëresat islame, lejuan atë që Allahu e ka ndaluar dhe ndaluan atë që Allahu ka lejuar. Megjithatë, dijetarët myslimanë nuk ishin të shqetësuar nga kjo shkelje e fesë së tyre, dhe nuk janë trazuar në lidhje me të ardhmen e tyre, edhe pse kanë fituar jetesën e tyre në kurriz të Islamit. Ata nuk mbajtën as edhe takime për të diskutuar kthesat tragjike të ngjarjeve në raport me fatin e tyre dhe të ardhmen e fesë së tyre.

Tradhtia bashkëshortore dhe pafytyrësia janë përhapur kudo, shtëpi publike dhe salla të vallëzimit janë hapur, qeveritë kanë lëshuar licenca për gratë muslimane për të ushtruar prostitucion, dhe njerëzit kanë filluar ta kundërshtojnë publikisht Islamin! Megjithatë, dijetarët tanë “përmbajtën” veten dhe nuk bënë asgjë më shumë se të shfaqin “keqardhje” për vepra të tilla të ndyra.

Kur u themeluan shkollat ​​laike të cilat mohuan mësimet fetare, dijetarët tanë myslimanë ishin të parët që dërguan fëmijët e tyre në to. Kur shkollat ​​misionare filluan përhapjen e krishterimit dhe largimin e muslimanëve nga Islami i tyre, dijetarët tanë me dinjitet DËRGUAN vajzat e tyre në to, në mënyrë që ato të mësojnë gjuhë të huaja, ta mësojnë vallëzimin dhe krishterimin.

Kurdo që një qeveri u hasi në ndonjë problem serioz, u është drejtuar këtyre dijetarëve kuislinge, të cilët kurrë nuk dështuan për të bindur myslimanët që të “jenë të dëgjueshëm ndaj qeverisë së tyre”, edhe në qoftë se kjo qeveri e ka lejuar alkoolin, amoralitetin, kamatën, ateizmin dhe të keqen, dhe madje edhe në qoftë se ajo zëvendësonte vlerat Islame me teka të kota për të joshur popullaritet dhe tifozëri partizanësh.

Kjo gjendje është duke vazhduar për aq kohë sa shumica e muslimanëve në mënyrë injorante besonin se kushtet mbizotëruese dhe shkatërrimet që po ndodhnin ende nuk e kishin cenuar qëndrueshmërinë e Islamit. Nuk është çudi atëherë, që shkeljet dhe veprimet korruptive e kanë mbushur tërë jetën tonë dhe përpjekjet për t’i korrigjuar gjërat janë pothuajse të kota. Të gjitha këto gjëra kanë ndodhur për shkak të lëshimeve të dijetarëve myslimanë dhe qëndrimeve e tyre kundër bindjes për zbatimin e jurisprudencës islame.

Dijetarët e vërtetë janë trashëgimtarë të pejgamberëve, dhe gjëja më e papërshtatshme për dijetarët është që të marrin qëndrime të tilla shpërfillëse ndaj trashëgimisë së Profetëve. Islami i ka imponuar atyre detyrën që të urdhërojnë njerëzit për të kryer vepra të mira dhe të abstenojnë nga veprat e gabuara dhe të dëmshme. Kush tjetër do ta marrë këtë detyrë, nëse dijetarët dështojnë ta bartin atë?

Për ironi, dijetarët në Egjipt një kohë i gjetën zërat e tyre dhe e thyen heshtjen e tyre në pleqëri. Ata kanë thirrur mbledhje dhe kanë dhënë fjalime duke bërë thirrje për greva dhe kryengritje.

A ishte kjo për shkak të Islamit dhe zbatimit të jurisprudencës së saj? Jo, me të vërtetë; ata u revoltuan dhe nxitur të tjerët të revoltohen vetëm për shkak të pozitave të tyre, shtesave. pagave dhe interesave personale vetjake! Ata lëshuan manifeste dhe deklarata, të përsëritura gjatë mbledhjeve të tyre dhe dhanë fjalime, të cilat i mirë-zbukuruan me ajete Kur’anore dhe citime nga hadithi, vetëm për të mbrojtur interesat e tyre personale dhe për të mbështetur arien individuale të nderit të tyre. Ata nuk e bëjnë këtë për hir të Islamit – thuajse se Islami është më pak i rëndësishëm se vetja e tyre dhe thuajse dinjiteti i fesë është më i ulët se dinjiteti i tyre.

Ishte e dhimbshme të shihje se si disa prej tyre përpiqeshin që të fitonin simpatinë islame në takimet e tyre dhe për të drejtuar këtë ide gjoja si revoltë të reformave të vërteta islame, kurse në anën tjetër kolegët e tyre të pranishëm ua mohonin aty për aty dhe ua shkatërronin këto përpjekje. Dukej qartazi se veprimi pozitiv për ringjalljen e Islamit u konsiderua nga këta dijetarë si diçka tabu.

O dijetarë myslimanë: Ju jeni poshtëruar dhe nënçmuar nga kombet dhe qeveritë, sepse ju latë pas dore dhe nuk e marrët parasysh fenë tuaj.

O dijetarë myslimanë: Ja! Dinjiteti juaj i vetëm rrjedh nga dinjiteti i Islamit. Fuçia e juaj e vetme të rrjedh nga Islami.

O dijetarë myslimanë: Nuk gjeni askund asnjë parim të Islamit që ju fton të mbani të kyçura gjuhët tuaja për të mos treguar ligjet e Allahut e as që t’i mbyllni sytë tuaj për armiqtë e Tij, të cilët shkelin dispozitat e vendimeve të Tij.

Nuk mund të gjejmë askund një parim të Islamit që fton nxënësit të mësojnë ligjet e Islamit, e në anën tjetër qeveritë t’i amnistojë nga zbatimi i tyre.

Nuk janë parime të Islamit metodat tuaja që në xhami t’i ftoni njerëzit për sjellje e moral të mirë dhe për kryerjen e ritualeve të tyre, ndërkohë që t’i leni ata injorant mbi gjykimet që Islami ka dhënë për politikën, administratën, qeverisjen, legjislacionit dhe drejtësinë, marrëdhëniet sociale, ekonominë, marrëdhëniet me fuqitë aleate dhe palët ndërluftuese.

Pse nuk i edukoni plotësisht njerëzit në fenë e tyre, kur profesioni juaj jua kërkon këtë nga ju?

Pse nuk i informoni njerëzit për atë që urdhëron Islami në lidhje me ata që i imponojnë muslimanëve diçka që është në kundërshtim me fenë e tyre, dhe nëse Islami i urdhëron muslimanët për besnikëri ndaj njerëzve të tillë dhe për pranim të autoritetit të tyre, apo i urdhëron ata për mosbindje ndaj tyre dhe për sfidim të sundimit të tyre?

Pse nuk e keni shpalosur në mënyrë të qartë përpara popullit gjykimin e Islamit në lidhje me pasurinë, shfrytëzimin, dhe monopolin, dhe si të aplikoni vendimet e Islamit për kushtet tona aktuale financiare dhe ekonomike?

Pse nuk i informoni njerëzit në lidhje me gjykimin e islamit që ndalon pasurimin ekstrem të një palë të vogël që qon në varfërinë fatale për masat e gjëra?

Pse nuk e shpalosin me tërë fuqinë e fjalës verdiktin Islam për të dënuar ata që i luftojnë avokatët e Islamit, dhe ata që ndihmojnë persekutimin njerëzve më të përkushtuar për kauzën e Islamit?

Pse nuk e tërheqin vërejtjen ndaj atyre që devijojnë nga standardet e Islamit dhe që inicojnë praktika të këqija, dhe tua bëjnë njerëzve të qartë nëse Islami i urdhëron besimtarët që të heshtin në lidhje me këto ndërhyrje, ose i urdhëron ata atë t’i kundërshtojnë dhe t’i largojnë fare këto praktika?

Pse nuk i bëjnë të qarta për njerëzit dispozitat e Islamit në lidhje me këshillimin dhe interpretimin, që ta dijë secili prej tyre që procesi i këshillimit nuk duhet të kryhet vetëm një herë në jetë por ta dijnë që ky është një detyrim për aq kohë sa është e nevojshme për ata, që ta dijnë se këshillimi i ligjeve islame është i obligueshëm në çdo kohë?

Pse ju nuk patët durim t’i këshilloni njerëzit për dispozitat e Islamit qofshin ata edhe budallenj, përderisa tregoni respekt për persona shumë më budallenj që refuzojnë të respektojnë Islamin por këmbëngulin në respektimin e personaliteteve të tyre (pushtetarët)?

O dijetarë myslimanë: Unë nuk e mohojë se ka prej jush të nderuar që veprojnë në përputhje me Librin e Allahut dhe që ndjekin mësimet e tij. As nuk mohoj se disa nga ju nuk e kurseni as kohën, energjinë dhe vetë jetën tuaj për të vendosur parimet e Kuranit pa pikë frike e ngurrimi. Por këto janë disa të vërteta, të atyre individëve të cilët urrejnë që të llogariten me ju.

Aktivitetet e këtyre pak njerëzve të mirë dhe të dobishëm nuk i shpaguan veprat tuaja mëkatare, as nuk e zbut dënimin e duhur për neglizhencën dhe pafytyrësinë.

O dijetarë myslimanë: Ndiqni shembullin e këtij grupi të drejtë dhe gjurmët e hapave të tyre. Bëni diçka për Islamin. Mjaft me heshtjen tuaj të gjatë dhe reagimin negativ. Vetëm me pozitivitet dhe veprim të patrembur, do ta shtrini të mirën për vetën tuaj dhe të mirën e fesë tuaj. ”

Abdul Kadir’ Audah – ‘Islami: Në mes të pasuesve injorantë dhe Dijetarëve të paaftë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit