8 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Islami është feja jonë

Më të lexuarat

Kemi mësuar që ibadeti duhet të jetë vetëm për Allahun, Zotin tonë të vetëm i Cili nuk ka ortak.

Feja në të cilën jemi ne është Islami.

Islam do të thotë: nënshtrimi ndaj Allahut azze ue xhel-le me teuhid, nderimi i Tij me respekt dhe largimi nga adhurimi i dikujt tjetër.

Secili duhet ta mësojë se Allahu subhanehu ue teala nuk pranon fe tjetër pos Islamit. Thotë I Lartësuari: ”Vërtetë, fe e pranuar tek Allahu është Islami” (ALI IMRAN-19), po ashtu thotë: “Kush kërkon fe tjetër pos Islamit, Allahu nuk ia pranon këtë dhe ky në botën tjetër do të jetë prej të humburve”. (ALI IMRAN-85 )

Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem në një hadith na tregon pjesët përbërëse të Islamit, ku thotë: ”Islami është i ndërtuar mbi pesë shtylla: dëshmia se s’ka të adhuruar tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe I Dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e haxhit.” (BUHARIU DHE MUSLIMI).

Ç’kuptim kanë këto dy dëshmi dhe gjërat tjera që u përmendën në hadith?

Dëshmia e parë LA ILAHE IL-LALLAH d.m.th. nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut. Pjesa e parë e dëshmisë ”nuk ka të adhuruar tjetër” mohon adhurimin e çdo gjëje pos Allahut, ndërsa në pjesën e dytë ”pos Allahut” pohon adhurimin e Allahut Një i Cili meriton të adhurohet. Me një fjalë, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos Allahut.

Nuk mjafton vetëm të shqiptohet kjo dëshmi, por ajo i ka kushtet e veta të cilët janë shumë të rëndësishëm, ato janë:

Dija – kur ta thotë këtë të jetë i ditur ç’do të thotë kjo fjalë;
Bindja – të jetë i bindur në atë që përmban kjo fjalë;
Pranimi i domethënies së kësaj fjale – ta adhurosh vetëm dhe askë tjetër;
Nënshtrimi në atë që urdhëron kjo fjalë;
Vërtetësia – ta thuash atë nga thellësia e zemrës;
Sinqeriteti – ta thuash vetëm për hir të Allahut e të mos kesh qëllim të fitosh diçka nga kjo dynja;
Ta duash këtë fjalë, kuptimin e tij dhe ata që e thonë atë.
Allahu subhanehu ue teala thotë: ”Allahu vërtetoi se nuk ka Zot tjetër pos Tij,këtë e dëshmuan edhe melekët dhe dijetarët,dhe se ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka Zot pos Tij, Fuqiplotit e të Urtit” (ALI IMRAN 18)

Burimi: albislam.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit