4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Islami doemos do të fitojë ! Mirë, por çka pastaj?‎

Më të lexuarat

Sa herë që përhapet ndonjë lajm në lidhje me luftën kundër Islamit e hasim dikend i cili ‎komenton e thotë: “Islami doemos do të fitojë; Allahu bën atë që dëshiron; ata nuk mund ta ‎shuajnë dritën e Allahut … “‎
Është e vërtetë dhe nuk ka dyshim se në Sunetin autentik kanë ardhur paralajmërime të cilat ‎ende nuk janë realizuar, për këtë arsye ne nuk mund të themi se ajo ka të bëjë me të ‎kaluarën, dhe se nuk ka mbetur asgjë tjetër përveç perëndimit të diellit të Islamit. Jo, ‎përkundrazi, ne i presim me padurim ato lajme të gëzueshme të cilat janë paralajmëruar. Nuk ‎ka dyshim se Allahu do ta ngre fenë e Tij, kurse armiqtë e Allahut dhe intrigantët do të ‎përfundojnë në “plehun e historisë”, dhe pastaj Allahu do t’i mbledh të gjithë dhe do t’i hedhë ‎në xhehenem, për çka nuk ekziston as dyshimi më i vogël.‎
Nuk duam që këtë çështje ta vëmë në pyetje, por pyetja është: ‎‎- Ku do të jemi unë dhe ti që po i shqipton këto fjalë? ‎
‎- Dhe ku do të jenë fëmijët tanë në atë ditë? ‎
‎- A do të jemi në anijen e shpëtuar, apo në rrugën drejt “plehut të historisë?”‎
Shumë prej nesh i shqiptojnë këto fjalë plot optimizëm, sikur problemi i tij do të zgjidhet nga ‎fakti se Islami do të fitojë…‎
Më vjen keq që duhet të them se ndoshta problemi yt do të jetë pikërisht, pse Islami do të fitojë! ‎Ndoshta problemi yt do të jetë, se do të vihesh në sprovë (provim), ndërsa ti për të nuk je ‎përgatitur, nuk i ke përgatitur as fëmijët tu, dhe pastaj mund të gjendesh në radhët e armiqve ‎të cilët Islami do t’i fshij nga rruga e tij!‎
Shumë prej nesh i shkruajnë këto fjalë të optimizmit duke shkuar në xhami, kurse fëmijët e tij ‎ose ata, tek të cilët ai mund të ketë ndikim janë në gjumë të thellë, çdo ditë duke u larguar nga ‎identiteti i tyre islamik. Ata ia kanë hapur zemrën dhe mendjen e tyre armiqve të Islamit, të cilat ‎ata ua mbushin me dëshira, me paqartësi, me dyshime për fenë dhe me largim nga rregullat e ‎Islamit! Krejt e njëjtë, me telefon ose në rrugë duke i shëtitur qentë e tyre, të cilët i kanë blerë ‎verbërisht duke i imituar perëndimorët!‎
Mos më fol mua për vullkanin e shuar i cili do të shpërthejë nga zemrat e tyre kur të fillojë ‎beteja! Çështja nuk është se kemi të bëjmë me dëshirat dhe neglizhencën, të cilat imani i cili ‎është i fshehur thellë në zemra do t’i mënjanojë papritur, siç përmendet në disa rrëfime rreth ‎të penduarve! Jo, përkundrazi, beteja pikërisht është transferuar tek imani, për ta mbytur dhe ‎nxjerrë nga zemra, në mënyrë që më pas, në fakt, ata të jenë të cilët do ta shkatërrojnë Islamin ‎nga brenda dhe do t’ia ngulin thikën pas shpine.‎
Po, Islami do të fitojë pa asnjë dyshim, me krenarinë e krenarëve ose me shtypjen e të ‎poshtëruarve, por pyetja është: ‎
‎- Në cilin kamp atëherë do të jemi ne dhe fëmijët tanë? ‎
‎- Në radhët e krenarëve apo të poshtëruarve? ‎
‎- Në radhët e besimtarëve apo munafikëve? ‎
‎- Të durimtarëve apo të atyre që janë përkulur ndaj armiqve të Islamit? ‎
‎- Fëmijët tuaj, a do të jenë nga ata, me të cilët do të krenohet pejgamberi ynë Muhamedi ‎‎(savs), apo do të jenë shkatërrim dhe mjerim për ty, atëherë kur do ta kuptosh se i ke edukuar ‎për të qenë karburant për zjarr?‎
Mos ki frikë! Me fenë e Allahut nuk ka problem, sepse pikërisht ajo është feja e Allahut!‎
Problemi, në fakt, është në mua dhe në ty. Prandaj duhet të punojmë në mënyrë që të jemi ‎prej atyre që do të hipim në anijen e Islamit kur të vjen fitorja.‎
‎“O njerëz! Ju jeni të varfër te Allahu, (nevojtarë për çdo gjë). E, Allahu s’ka nevojë për ‎asgjë dhe është i denjë për falënderim. Nëse don (Ai), ju zhdukë dhe sjellë krijesa të reja, ‎kjo për Allahun nuk është vështirë.” (Fatir, 15-17)‎
Allahu e mëshiroftë Sejjid Kutbin, i cili ka thënë: “Pasha Allahun, vërtet fitorja është mbi kokat ‎tona, duke pritur fjalën “Bëhu!” dhe ajo bëhet, dhe ju mos e mërzitni veten me kohën se kur ‎do të vijë fitorja, por mërzituni për atë se, a jeni në të vërtetën apo në gabim.”‎

Dr. Ijad Kunejbi; Menhexh;‎

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit