Islami do të arrijë aty ku ka arritur dita dhe nata – E tha Pejgamberi para 1400 viteve

0

Islami në çdo shtëpi – E tha Pejgamberi para 1400 viteve – Dhe vërtet doli

Gjatë këtij punimi do të shohim disa të vërteta shkencore që janë përmendur në hadithet e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, dhe se si shkenca bashkëkohore ka konfirmuar vërtetësinë e tyre.
Pa dyshim se çastet më të bukura në të cilat kalon besimtari janë kur sheh një mrekulli që shfaqet në fjalët e zotërisë së njerëzimit, Muhamedit, paqja e Zotit qoftë mbi të. Meqenëse jetojmë në shekullin e shkencës dhe zbulimeve shkencore shfaqet nevoja për hulumtim në hadithet e të Dërguarit të Zotit për të kuptuar sinjalet shkencore që argumentojnë vërtetësinë e këtij të Dërguari analfabet. Ky shkrim mund të kontribuojë në përmirësimin e pikëpamjes së Perëndimit ndaj profetit të mëshirës, paqja e Zotit qoftë mbi të.

Thotë i Dërguari, paqja e Zotit qoftë mbi të: “Kjo çështje (Islami) do të arrijë aty ku ka arritur dita dhe nata.” Islami do të përhapet në çdo vend ku arrin nata dhe dita, do të thotë në të gjithë rruzullin tokësor. Dhe vërtet, statistikat perëndimore flasin se Islami sot është prezent në çdo vend të botës. Statistikat na lajmërojnë se në vitin 2025 Islami do të jetë feja e parë për nga numri në nivel botëror. Në këtë nuk ka ekzagjerim por janë shifra reale që nuk dyshohet në to. Këto numra vijnë nga shkencëtarët jomuslimanë që i kanë bërë këto statistika.