10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ishulli Lezbos, Tetë emigrantë mbyten në Egje, mes tyre tre fëmijë

Më të lexuarat

Tetë emigrantë mes të cilëve edhe tre fëmijë janë mbytur në brigjet e detit Egje, për shkak të tejmbushjes së barkës së tyre.

Autoritetet kanë njoftuar se kanë mundur të shpëtojnë 21 persona, por 14 të tjerë janë shpallur të humbur. Barka prej druri ishte nisur nga Turqia dhe kishte si destinacion ishullin grek Lezbos.

Përvec numrit të lartë të personave që ndodheshin në bord, shkak i fundosjes së mjetit lundrues mund të kenë qënë edhe dallgët e larta.

Rojat bregdetare turke janë duke kryer operacione të kërkim shpëtimit. Aksionit i janë bashkuar edhe një skuadër speciale zhytësish, pasi ekziston mundësia që emigrantët të jenë bllokuar në bordin e barkës. Ky është incidenti i dytë i shënuar brenda kësaj jave, pasi jo më larg se ditën e mërkurë, 13 persona, mes të cilëve 7 fëmijë, humbën jetën.

Ishujt grekë janë kthyer tashmë në destinacionin e parë europian për refugjatët. Nga më shumë se një milionë emigrantë që kanë mberritur në kontinentin e vjetër, 800.000 prej tyre kanë përdorur Greqinë si shtetin e parë tranzit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit