6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ishte pjesë e Kombëtares gjermane me Khediran dhe Boatengun, por u bë ushtar i ISIS-it dhe vdiq në luftë (Foto)

Më të lexuarat

Kishte një karrierë që premtonte për të ardhmen, pasi ishte mbledhur në grupmoshat e Gjermanisë, por vendosi ta lë futbolli dhe të inkuadrohej në ISISI.

Ëndrra e tij ishte ta vishte fanellën dhe të futej në fushë që të luante futboll.

Ai ishte pjesë e Bayern Leverkursen dhe Hannover kur ishte i ri.

Burak Karan, kishte lindur në vitin 1987, dhe nga shumë trajnerë ishte një nga lojtarët më premtues të futbollit gjerman, por një moment e ndryshoi përgjithmonë jetën e tij.

Vëllau i tij Mustafa në një rrëfim për Bild tregon se si ndodhi që Buraku, ta lë futbollin dhe të shkojë në ISIS.

“Ishte i dëshpëruar dhe kishte dhimbje të mëdha për viktimat”.

“Burak më kishte thënë se paratë dhe karriera e tij nuk janë të rëndësishme për të. Ai u transformua pasi filloi të shoh video në internet për atë luftë”.

“Iu dukej shumë e padrejtë që njerëzit vdisnin, që kështu një ditë la gjithçka dhe iku”, thotë Mustafa për Bild.

Ai e kaloi kufirin dhe kishte mbledhur para dhe ndihma mjekësore. Në moshën 21 vjeçare la futbollin dhe u bashkua me pjesën humanitare që vepronte në Siri.

Pastaj u bashkua me rebelët.

Karan para se ta linte Gjermaninë ishte marrë në pyetje nga policia gjermane, për disa lidhje me Al Qaeda.

Në vitin 2013, ai ka vdekur pasi një raketë dy kilometra në kufi me Turqinë, e qëlloi atë dhe shumë ushtarë të tjerë që ishin afër tij.

Imazhet e fundit të Burakit dolën disa ditë pas vdekjes së tij në YouTube, ku 26 vjeçari shihej me armë në dorë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit