9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Më të lexuarat

Një postim në Facebook që kërkon shprehjen e solidaritetit dhe keqardhjes për sulmin kamikaze në kryeqytetin turk, Ankara ka trazuar rrjetet sociale. James Taylor, i cili jeton në Ankara, inkurajoi përdoruesit e rrjeteve sociale të imagjinojnë se sulmi ndodhi në qytetet e fshatrat ku ata jetojnë.

“Eshtë e njëjtë sikur bomba të kishte shpërthyer në Northampton, apo në New Street në Birmingham, apo në Piçadilly Circus në Londër”, shkroi ai. “ A mund ta imagjinoni sikur jeni atje? A mund të imagjinoni vendin ku ju kaloni për çdo ditë, autobuzin që përdorni, rrugët ku ecni, të përfshihen nga shpërthimi?”

Ndërkaq, në postim, personi në fjalë shkruan se përkundër asaj që shumë njerëz mendojnë, Turqia nuk është Lindja e Mesme.

“Ankaraja nuk është një zonë lufte, është një qytet normal modern shumë i populluar, ashtu si edhe çdo kryeqytet tjetër europian, dhe

Kizilay është absolutisht zemra, qendra e saj”.

Sipas tij, është e lehtë të jesh dëshmitar i sulmeve terroriste që ndodhin në Londër, Nju Jork apo Paris e të ndjesh dhimbje dhe trishtim për viktimat. “Kështu përse të mos jetë e njëjta gjë për Ankaranë?”.

Ai ngre pyetjen se ndoshta kjo vjen për shkak se qytetarët europianë nuk e kuptojnë se Ankaraja nuk është e ndryshme nga asnjë prej këtyre qyteteve.

Së fundmi, Turqia është tronditur nga sulme të njëpasnjëshme terroriste, ku tetorin e kaluar 103 njerëz humbën jetën dhe 250 u plagosën në sulmin më vdekjeprurës në historinë turke.

Në fund, Taylor e mbyll me një pyetje që shpreh dëshirën e tij për të reaguar njësoj për qytetarët e vrarë nga terrorizmi si në Francë ashtu edhe në Turqi. “Ju ishit Charlie, ishit Parisi. Do të jeni Ankaraja?”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit