20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ish ushtari i UÇK-së vesh uniformën e del për të mbrojtur ndërtimin e xhamisë në Prishtinë

Më të lexuarat

Ka nisur protesta në Prishtinë e thirrur kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe.


Përpos atyre që po protestojnë kundër ndërtimit të xhamisë, aty kanë dalë edhe disa qytetarë që po e kundërshtojnë këtë protestë

Një prej tyre ka veshur uniformën e UÇK-së, derisa tha se është e pakuptueshme që një ish-ushtar i UÇK-së thërret protestë kundër ndërtimit të xhamisë.

“Është e pakuptueshme që një komandant del kundër xhamisë, ai po bashkohet me serbët. Është e drejtë e secilit me e pasë xhaminë. Mas 20 vitesh një person me thirrë një protestë të tillë është e pakuptueshme, ne luftën e kemi ba për me i mbrojtë vlerat tona, e njëra prej tyre është edhe feja”, tha Blerim Ejupi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit