5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ish-ushtari i UÇK-së kujton agresionin serb në Llap

Më të lexuarat

18 vite më parë, Kosova po kalonte nëpër periudhën e saj më të vështirë historike. Në një luftë të pabarabartë, regjimi i Millosheviqit, tashmë kishte vrarë mijëra e shumë të tjerë kishte larguar nga shtëpitë e tyre. Nisja e bombardimeve të NATO-s, vetëm sa kishte nxitur urrejtjen e regjimit paramilitar serb ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Këtë gjë e kishte përjetuar edhe Podujeva me rrethinë.

Adem Hoti, ish-pjesëtar i UÇK-së nga fshati Revuq i kësaj komune, kujton kohën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë, gjersa atë kohë ishte nën detyrën e kryetarit për strehimin e këtij fshati. Hoti i cili bënte pjesë në Zonën Operative të Llapit gjatë kohës së luftës ishte edhe i përndjekur politik dhe nismëtarë i protestave të 81-shit.

Ai në një rrëfim për “Zërin” tregon se si policia ushtarake serbe edhe pas fillimit të bombardimeve të NATO-s synonte ta përmbyste Kosovën dhe t’i zhdukte shqiptarët. Madje madje, ish-mësimëdhënësi tregon se serbët atë kohë nuk kishin punë vetëm me njerëz. Përkundrazi, siç Hoti tregon, serbët kishin bombarduar edhe objekte me kafshë, duke u munduar kështu që të shuajnë çdo gjë që ishte në pronësi të shqiptarëve.

Adem Hoti gjatë këtij rrëfimi, shpalos luftën e UÇK-së në trevën e Llapit, me ç’rast tregon detaje të hollësishme nga data e bombardimit, e po ashtu, edhe gjatë luftës. 62 vjeçari gjersa mendohet, sjell në mendje kujtimet e hidhura të luftës, të cilat nuk ishte nuk ishte fare e lehtë për ti përballuar. Detyrë e tij atë kohë, ishte të ruante natën dhe t’i kryente urdhrat e komandantit për mbrojtjen e shqiptarëve.

“Unë vëzhgoja terrenin duke i përcjellë veprimet e forcave serbe. Pastaj unë jam caktuar nga komandanti kryetar për strehimin e fshatit(të banorëve) fshati Revuq. Këtë detyrë e kam marrë më 24.03.1999”, thotë ai.

Ndërkohë, që natën e bombardimeve ai thotë se ka pasur një detyrë tejet humane dhe aspak të lehtë, ta strehojë lagjen. Ai tregon se si pas nisjes së bombardimeve, forcat serbe kishin shtuar agresivitetin e tyre.

“Pas fillimi të bombardimeve të NATO-s, forcat serbe shtuan sulmet e tyre në rrethinën tinë. Tankse të shumta dhe granatime nga të gjitha anët nisëm që të hakmerreshin ndaj shqiptarëve”, rrëfen ai.

Ndërkohë, tek pas dy javësh fshati Revuq, digjet pa më të voglën dhimbje. “Kjo periudhë ka zgjatur dy javë dhe pas dy javësh forcat serbe paramilitare kanë djegur fshatin Revuq”, potencon ai.

Mic Sokoli i dytë!

Hoti gjatë bisedës, sjell në mendje edhe momentin kur në ofensivën e Llapashticës një ish-ushtar i UÇK del para tankeve serbe, njësoj sikur Mic Sokoli dhe jep jetën për liri.

“Këtu vlen të përmendet ushtarët e UÇK-së, Isa Havolli- “plaku” ku ai i del përballë taksave serbe po si Mic Sokoli dhe bie dëshmor për liri të Kosovës. Në këtë betejë plagoset rëndë në kraharor edhe ushtari i UÇK-së Afrim Kadriu nga fshati Revuq”, tregon ai.

Megjithkëtë, sulmi më i madh në atë zonë pas bombardimeve të NATO-s, kishte ndodhur kur forcat serbe kishin bombarduar shkollën e cila po strehonte civil.

“Serbët aq larg shkuan, saqë nga ajri kishin sulmuar shkollën e fshatit Bajgorë, në të cilën ishin strehuar shumë familje. Ky sulm kishte lënë të vdekur shumë njerëz”, kujton ai.

Pos djegies së fshatit, serbët donin t’i masakronin banorët

Djegia e fshatit nuk ishte e mjaftueshme për forcat serbe atë periudhë. Ata tashmë donin t’i masakronin edhe banorët. Kështu tregon tutje Hoti.

“Pas djegies së fshatit forcat serbe kanë ardhur prapë për ti masakruar fshatarët e kthyer nga malet. Aty pastaj istikamet e UÇK-së, respetkviisth Ukshin Halimi dhe Sjedi Januzi, e të udhëhequr nga komandanti Halil Dibrani, kishin arritur të shpëtojnë civilët. Ai më tej, ka thënë se pas fillimit të bombardimeve, Serbia sërish filloi t’i sulmojë fshatrat përrreth. E gjersa kujton personat që nuk jetojnë më, për shkak që gjakut e derdhën për lirinë e Kosovës, ai tregon se pos dëshmorëve, pati edhe të atillë që u masakruan. “Pas kësaj ofensive të forcave serbe në fshatin Revuqë ra dëshmor i ndjeri ushtari i UÇK-së Valdet Sadriu. Pastaj u gjet i masakruar mësuesi i fshatit Hajdin Rexhepi. Kurse, në fshatin Qenogë është vrarë një nuse nga granatimi serb. Kurse, i zhdukur nga forcat serbe ishte për të cilin e nde nuk dihet për të , ishte Sherif Sadriu (Revuq)”, rrëfen ai.

Pos njerëzve, serbët ua morën jetën edhe kafshëve

Por serbët nuk kishin cak për të vrarë vetëm njerëzit. Ata pa pikë dembshurie siç tregon Hoti, qëlluan edhe një stallë me kafshë. “Një person serb e qëlloi në befasi nga tavani një stallë shtazësh, ku ra dëshmor Sabiti, komandat “Ylli”, duke ndihmuar popullatën”, është shprehur ai.

Ai tregon se serbët masakruan disa familje në Podujevë.

“Në Podujevë, forcat serbe masakruan familjen Bogujevci me 11 anëtarë. Pastaj, familjen Hoxha dhe familjen Hajrullahu nga Obranqa, pastaj këta gjakpirës nuk u ngopën me këto veprime. Pastaj vranë vëllezërit Fehmi Blakqorin punëtor kontabiliteti i Kosovatransit”, kujton ai në detaje.

Ndërsa, në ballafaqim me policinë serbe, duke e mbrojtur pragun e shtëpisë së tyre, ai kujton se si kishin rënë në altarin e lirisë vozitësi i “Kosovatransit” Sabit Babatica dhe vëllai i tij Raif Babatica-punëtor i FAN-it në Podujevë. /Zëri/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit