9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ish-udhëheqësit e luftërave shqiptare paralajmërojnë Beogradin dhe Shkupin

Më të lexuarat

Ish paraushtarakët shqiptarë lëshuan paralajmërime se do të rigrupohen në qoftë se vazhdon arrestimi i shqiptarëve në rajon, duke shkaktuar hamendësime se ata mund të ndërmarrin veprimtari në përgjigje të arrestimeve.Tetë shqiptarë u arrestuan në Serbi më 4 maj me akuza për krime lufte si dhe zotërim të paligjshëm armësh, përveç 20 të tjerëve në Maqedoni në lidhje me vrasjen e pesë civilëve maqedonas pranë Shkupit në prill.

“Dy duar për një kokë, themi ne. Nuk ka asnjë alternativë tjetër,” tha për SETimesJonuz Musliu, ish-shefi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjes e Bujanovcit (UÇPMB).Musliu tha se një zgjidhje paqësore është e preferueshme, por nuk ka vullnet në Beograd për një të tillë. “[Beogradi] mbetet i njëjti dhe kërkon të zgjidhë problemet me përdorimin e forcës.

“Udhëheqësit shqiptarë në Luginën e Preshevës thanë se shqetësimi më i madh i tyre është paralajmërimi nga Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç se veprimet e policisë do të vazhdojnë.

“Arrestimi i fundit ishte një mesazh nga qeveria serbe se çdo shqiptar në Luginën e Preshevës është një terrorist i mundshëm dhe subjekt arrestimi,” tha për SETimes Kryebashkiaku i Bujanovcit Shaip Kamberi.Kamberi tha se qëllimi i Serbisë është të destabilizojë rajonin, të përhapë frikë për të bërë shqiptarët që të emigrojnë e të shkaktojë kështu ndryshime demografike në atë mënyrë.Por Vladimir Vulçeviç, kreu i prokurorisë së Serbisë për krimet e luftës, shpjegoi se autoritetet kanë hetuar krimet e luftës kundër civilëve në Luginën e Preshevës të kryera më 2001.”Arrestimet ishin pjesë e një hetimi në vazhdim,” tha Vukçeviçi.

Në Maqedoni, Xhezair “Komandant Hoxha” Shaqiri i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtar (UÇK) — një degë e Ushtrisë Çlirimtare ë Kosovës — tha se ish-komandantët e organizatës u takuan për të konsideruar rimobilizimin e trupave “në rast se provokimet vazhdojnë.

“Analistë maqedonas thanë se dy seritë e arrestimeve nuk duhen vendour në të njëjtën shportë dhe duke bërë kështu tradhëtohet një rend i ditës për të përfshirë Maqedoninë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, nga të dyja vendet.

“Problemi që ushqen gjendjen është statusi i pazgjidhur i Kosovës së veriut. Duket se ka përpjekje për të mbajtur kontrollin mbi Kosovën duke destabilizuar rajonin. Dëgjojmë thirrje me zë më të lartë për Shqipërinë e Madhe apoKosovën e Madhe nga grupe ekstremiste,” tha për SETimes Pavle Trajanov, ish-ministër i punëve të jashtme.

Trajanovi shtoi se Maqedonia po tregon se ka aftësinë politike e të sigurisë për të ruajtur stabilitetin, por duhet të vazhdojë të investojë në marrëdhënie të mira me fqinjët e saj.Nuk ka arsye të mendosh se ish-luftëtarët shqiptare do të rigrupohen në të dyja vende vetëm për llogari të ngjarjeve më të fundit, sipas Valbona Zenelit, profesore e sigurisë kombëtare në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë Xhorxh C. Marshall në Garmish-Partenkirçen.

“E vërtetë, këto lloj ngjarjesh rrezikojnë të ndezin gjendjen. Çdo përshkallëzim përfundimtar i tensioneve kërcënon sigurinë e paqen në rajon; dëmton nevojën për një marrëdhënie normale mes Serbisë e Kosovës; ndikon negativisht mbi vazhdimësinë e bisedimeve teknike dhe më e rëndësishmja, zbatimin e marrëveshjeve të arritura së fundmi,” tha Zeneli për SETimes.

Zeneli tha se shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë një faktor stabiliteti e strukturat politike të tyre vepruan mençurisht në dënimin e vrasjeve të pesë civilëve e në angazhimin për të nxjerrë autorët e krimit përpara drejtësisë, pavarësisht nga etnia.

“Ata kanë kontribuar e duhet të vazhdojnë të veprojnë si shtetas të përgjegjshëm të Maqedonisë, për begatinë e vendit dhe integrimin e tij në institucionet euro-atllantike,” tha Zeneli.

Gjendja ekonomike e keqe dhe niveli i krimit të organizuar përkeqëson paqëndrueshmërinë me bazë etnike, argumenton Marko Millosheviç, një studjues në Qendrën për Politikën e Sigurisë në Beograd.

“Grupe të ndryshme kriminale po përdorin këtë mungesë [të sigurisë] për interesat e tyre dhe Kosova përbën një strehë të sigurtë për shumicën e këtyre grupeve — shqiptarë nga Maqedonia e Serbia, bashkë me kriminelët serbë në Kosovën e veriut,” tha Millosheviçi përSETimes.

Masat parandaluese nga komuniteti ndërkombëtar — SHBA, BE, OSBE — dhe bashkëpunimi rajonal janë të nevojshme, si për të zgjidhur çështjet e vjetra, ashtu edhe për të vështruar përpara tek e ardhmja, janë të nevojshme për stabilitetin e sigurinë në rajon, tha Zeneli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit