8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ish-presidentit kroat, Mesiç flet rreth njohjes së Kosovës nga Serbia

Më të lexuarat

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç, në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Zeri”, ka folur rreth mundësisë së njohjes së Kosovës nga Serbia.

Ai ka thënë se momentalisht është vështirë të pritet që në Serbi të mbizotërojë një linjë e cila do të ishte realiste dhe të pranojë realitetin e ekzistencës së Kosovës. Sidoqoftë, ai ka shtuar se momentalisht është shumë e rëndësishme që dialogu me Beogradin të vazhdojë. “Në këtë mënyrë do të uleshin tensionet dhe një ditë do të vijë edhe njohja”, ka thënë Mesiç.

Zëri: Pas dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit a do ta njohë Serbia Kosovën, ose a mund të ndodhë nënshkrimi i traktatit të paqes me Kosovën?

Mesiç: Është vështirë të pritet që në Serbi të mbizotërojë një linjë, e cila do të ishte realiste dhe të pranojë realitetin, realitetin e ekzistencës së Kosovës. Kosova është shtet dhe është krejt normale që Kosova të komunikojë me të gjitha vendet e botës, duke përfshirë edhe Serbinë. Megjithatë, situata në Serbi është e atillë që shumë njerëz atje nuk mund të pajtohen me pavarësinë e Kosovës dhe gjithmonë duke u bazuar në këto tensione ata fitojnë zgjedhjet në vendin e vet, pasi shumë parti politike në Serbi premtojnë se do ta kthejnë Kosovën, por kjo është vetëm për shkak të zgjedhjeve, pra janë premtime të kota. Gjëja më e rëndësishme mendoj se është për t’i vazhduar bisedimet me Beogradin, në mënyrë që të ulen tensionet dhe një ditë do të vijë edhe njohja. Është e rëndësishme që Kosova të hyjë në BE, të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara sepse deri më tani 113 shtete e kanë njohur Kosovën. Duhen bërë përpjekje më të mëdha, ashtu që vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe të cilat nuk janë vende evropiane ta pranojnë shtetin e Kosovës. Disa vende evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk e njohin vendin tuaj sepse kanë problemet e tyre të brendshme dhe për këtë shkak e zvarrisin njohjen e Kosovës. Duhet që përfaqësuesit e Kosovës, Qeveria dhe presidenti, unë nuk jam duke dhënë këshilla, ta intensifikojnë më shumë fushatën në vendet jashtë Evropës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit