16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ish pjesëtari i ushtrisë serbe, sulmon Kuvendin e Serbisë me bombë

Më të lexuarat

Një alarm për bombë është ngritur para Kuvendit të Serbisë në Beograd, i cili ka detyruar autoritetet që të evakuojë të gjithë zyrtarët dhe njerëzit nga objekti dhe nga zona përreth,shkruan  SN1, përcjellë Kosova Post.

Bëhet falë për sulm vetëvrasës, ku një person ka tentuar të hyjë në Kuvend me automjetin e tij, derisa automjeti i përplasur është dëmtuar, kurse personi ka zbritur nga makina dhe ka kërcënuar se do ta aktivizojë bombën që mbante në dorë.

Sipas Agjensisë serbe të lajmeve SN1,jo zyrtarisht mësohet se personi i cili tenoi të bënte vetëvrasje para Kuvendit të Serbisë, ishte pjestarë i Ushtrisë serbe, i cili përveç bombës së dorës kishte edhe një pistoletë në dorë.

Poashtu bëhet e ditur se policia ka negociuar me të dhe e kanë bindur të dorëzohet  dhe personi në fjalë pas dorëzimit është marrë nga autoambulanca dhe është dërguar për kontrolle mjekësore neuropsikiatrike.

Ndrërkohë që policia serbe ka konfirmuar se personi që tentoi të bëjë sulm vetëvrasës para Kuvendit, ka arritur me automobilin e vetë duke tentuar të hyjë në Kuvend, ku vetura është dëmtuar dhe personi ka dalë jashtë me kërcënim se do të aktivizojë bombën.

skupština bombaš

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit