21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ish-kryespiuni serb: Millosheviç na urdhëroi ta masakrojmë Xhingjiçin me thika

Më të lexuarat

Emërtimi ndaj Sllobodan Milosheviçit si “Kasapi i Ballkanit” nuk ka qenë një metaforë, por një realitet edhe fizik.

Po, po. Siç rrëfen besniku i Sllobos, ai ka urdhëruar që Zoran Xhingjiçin ta masakrojnë me thika e ta bëjnë copë-copë, siç bën kasapi me bagëtinë.

Shefi i shërbimeve sekrete serbe, Radomir Markoviç ka dhënë një deklaratë shokuese për gazetën serbe Kurir.

Markoviç, një besnik i Sllobodan Millosheviçit, i dënuar me 40 vjet burg, si pjesë e grupit të likuidimeve politike në vend, është rrëfyer dhe ka treguar të gjitha detajet e planit makabër të kasapit të Ballkanit.

Maroviç, deklaroi për gazetën Kurir se Sllobo ishte një monstër i tmerrshëm.

“Ai mbeti i fuqishëm edhe pas rrëzimit nga pushteti, saqë urdhëroi besnikët e tij që kryeministrin e Serbisë, Zoran Xhingjiç ta masakronin me thika duke e bërë copë-copë, pavarësisht se plani më pas ndryshoi dhe ekzekutori përdori snajperin”.

Por pas kësaj, Millosheviçi urdhëroi ish-shefin e shërbimeve sekrete që të vrasë Milorad Ulemek, me nofkën Legija.

Markoviç, ish -njeriu i parë i shërbimit sekret, Ka nisur rrëfimin pasi disa nga ish-bashkëpunëtorët e tij kanë dëshmuar në prokurori se si u vra kundërshtari politik i Milosheviçit brenda Partisë Socialiste Serbe, Ivan Stambolliç.

Gjithashtu Markoviç akuzohet edhe për vrasjen e gazetarit anti-regjim, Slavko Çuruvija.

Radomir Markoviç, 70 vjeç ka hyrë në polici në vitin 1970, së pari si shef i Parandalimin e Krimit dhe m pas shumë shpejt u bë kryepolici i Beogradit.

Pas vrasjes së Radovan Stojiçiç Badxha më 1997, bëhet shefi i Departamentit të Sigurisë publike me gradën e gjeneral-lejtnant, i cili mori komandën e Millosheviqit, dhe më pas pasohet nga Jovica Stanishiç. /tesheshi/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit