8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ish kryeministri izraelit: Netanyahu kërcënim i projektit cionist

Më të lexuarat

Ish kryeministri izraelit, 75-vjeçari Ehud Barak në krye të qeversië qëndroi në vitet 1999-2001

 

KUDS (AA) – Ish-kryeministri izraelit, Ehud Barak, ka shpërthyer me kritika kundër kryeministrit aktual Benjamin Netanyahu, duke e përshkëruar atë si kërcënim për themelimin e shtetit cionist në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një ligjëratë të mbajtur dje në Tel Aviv, Barak e ka përshkruar qeverinë aktuale izraelite si “të errët, qeveri nacionaliste”, thuhet në një artikull në numrin e sotëm të gazetës izraelite “Yediot Ahronot”.

“Rezultati i vetëm i pashmangshëm i këtij qëllimi është rrënimi i Izraelit në një komb me shumicë muslimane, me dhunë dhe fërkime të brendshme të vazhdueshme, e cila nuk është hebreje, cioniste dhe demokratike”, ka thënë Barak.

Ai më tej argumenton se refuzimi i Natanyahu-t për pranimin e zgjidhjes me dy shtete do të pengonte mundësinë e ndarjes nga palestinezët.

Kjo qeveri, thotë ai, ishte e preokupuar me “armiqësimin e izraelitëve në mes vete dhe mbjelljes së urrejtjes ndaj të huajve, popujve të dobët dhe pakicave”.

Ish-kryeministri izraelit, 75-vjeçari Ehud Barak në krye të qeverisë qëndroi në vitet 1999-2001.

Në dhjetor, Barak, në një shkrim në “New York Times”, potencoi se qeveria e Netanyahu-t me afrimin e aneksimit të Bregut Perëndimorë, rrezikon në tërësi projektin cionist dhe pengon ndarjen e përhershme nga palestinezët”.

Bisedimet paqësore me ndërmejtësimin e SHBA-ve në mes të palestinezëve dhe izraelitëve dështuan në vitin 2014, për shkak se izraelitët refuzuan të ndërpresin ndërtimin e vendbanimeve të kolonëve izraelitë në territoret e pushtuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit