12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi dërgohet në Turqi për trajtim mjekësor

Më të lexuarat

Kryeparlamentari i Kosovës, Veseli falënderoi Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç si dhe shtetin turk për gatishmërinë në përpjekjet për shërimin e Rexhepit

PRISHTINË (AA) – Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi është dërguar në Turqi për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ish-kryeministri I Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, pasi kishte përjetuar dy sulme në tru, ishte trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Ndërkaq, javën e kaluar në Klinikën Kirurgjike të kësaj qendre është kryer një ndërhyrje kirurgjike.

Ndërkaq, me kërkesë të familjes dhe kolegjiumit mjekësor, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është transferuar mbrëmë për rehabilitim në një qendër spitalore në Turqi.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili në një postim në rrjetet sociale ka falënderuar Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç si dhe shtetin turk për gatishmërinë që të ndihmojnë në përpjekjet shtesë për shërimin e Rexhepit.

Veseli po ashtu shprehu mirënjohje të thellë për përkushtimin e plotë të personelit shëndetësor të QKUK-së që me përkushtim të plotë kanë treguar kujdesin e tyre. “Në këto momente, të gjithë jemi të angazhuar me familjen e z. Rexhepi dhe lutemi për shërimin e tij”, thuhet në mesazhin e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit