12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ish kryediplomatja izraelite refuzon të merret në pyetje për krime lufte

Më të lexuarat

Deputetja izraelite dhe ish ministrja e jashtme e Izraelit, Tzipi Livni, ka deklaruar se një hetues për krime lufte në Britani ka bërë përpjekje që ta marrë në pyetje atë gjatë një udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me rolin e saj në ofenzivën e Izraelit në Gaza në mes viteve 2008 – 2009.

Livni i ka thënë Radio Ushtarake Izraelite sot se kërkesa e policisë nuk ishte obligative, por e “papranueshme”.

Ministria e jashtme e Izraelit ka thënë se kërkesën britanike e sheh “me shqetësim të madh” dhe se do të angazhohet me autoritetet britanike derisa çështja të zgjidhjet.

Ministria e jashtme britanike dhe Policia në Londër nuk kanë pranuar ta komentojnë këtë, raporton Reuters.

Livni ka qenë ministre e jashtme e Izraelit gjatë ofenzivës tre javore kundër  palestinezë në Gaza, e cila fillojë në fund të dhjetorit 2008.

Grupet pro palestineze prej asaj kohe kanë kërkuar arrestimin e saj gjatë udhëtimeve në Britani.

Zyrtarët britanik i kanë ofruar asaj imunitet diplomatik në të kaluarën, por Livni thotë se kësaj radhe ajo e ka refuzuar këtë imunitet për arsye parimore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit