6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ish-futbollisti i Galatasarayit trajner i ri i FC Shkupit

Më të lexuarat

Ish-futbollisti i kombëtares së turqisë dhe klubit Galatasaray, Ümit Karan, është emëruar drejtor teknik i klubit të futbollit FC Shkupi nga Maqedonia

 

 Ish-futbollisti i kombëtares së Turqisë dhe klubit Galatasaray, Ümit Karan, është emëruar drejtor teknik i klubit të futbollit FC Shkupi nga Maqedonia, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Shkup, drejtori sportiv i klubit, Omer Bunjaku, tha se krahas ndryshimeve të kryesisë, janë ndërmarrë ndryshime edhe në postin e drejtorit sportiv.

Bunjaku theksoi se drejtor i ri i përgjithshëm i klubit do të jetë Tufan Daş, ndërsa në pozitën e drejtorit sportiv është emëruar Ümit Karan, i cili mbrapa vetes ka lënë një karrierë të pasur.

“I dëshirojmë shumë suksese dhe besojmë se do të arrijmë fitore”, tha Bunjaku.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm, Tufan Daş, tha se në Maqedoni gjenden me sponsorizimin që kanë bërë për Shkupin në lidhje me një projekt të madh futbollistik nga Turqia, duke shtuar se do të angazhohen që FC Shkupi të arrijë suksese.

Nga ana tjetër, Ümit Karan tha se së fundmi në Maqedoni kishte ardhur me kombëtaren e Turqisë.

“Futbolli paska ndryshuar. Tashmë mundësia për të gjetur futbollistë të talentuar në këtë vend është shumë e madhe. Tashmë në Ballkan mund të dalin lojtarë shumë të mirë. Kjo ishte edhe një nga arsyet pse ne erdhëm këtu. Ne duam që të nxjerrim lojtarë të rinj këtu dhe t’i shndërrojmë në futbollistë të mëdhenj. Ekipi i Shkupit është një ekip me histori dhe kjo ishte edhe një nga arsyet pse e zgjodhëm atë”, tha Karan.

– “Erdhëm ta shndërrojmë FC Shkupin në markë botërore”

Karan tërhoqi vëmendjen se FC Shkupi nuk është duke arritur rezultate të mira në ligë dhe se për këtë arsye synojnë që ta përmirësojnë këtë gjendje dhe të arrijnë që lojëtarët t’i bëjnë pjesë e kombëtareve të tyre.

Ai theksoi se një nga qëllimet kryesore është të krijojnë një ekip të ri dhe dinamik dhe të arrijnë që çdo vit të hyjnë në kupat evropiane.

“Ne erdhëm për FC Shkupin. Erdhëm ta shndërrojmë FC Shkupin në markë botërore, por këtë nuk mund ta arrijmë vetëm. Jam i lumtur dhe krenar që ndodhem këtu dhe shpresoj se do të bëjmë punë të mira. Gjithsesi, shumë nga ju mund të pyesni se pse Ümit Karan ka ardhur këtu. Kemi ardhur me një projekt të madh dhe Shkupi është një nga pjesët më të mëdha të saj. Erdhëm ta vlerësojmë atë në mënyrë të mirë”, tha Karan.

Në një prononcim për AA pas konferencës për media, Karan tha se ndien dashuri të madhe për shtetet e Ballkanit, përfshirë Maqedoninë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën, dhe shtoi se është krenari që do të jetë mbështetës dhe ndihmues i ekipit.

Karan tha se është e nevojshme që në Ballkan të zbulohen talentë.

“Ne tashmë do të mundohemi të nxjerrim futbollistë këtu. Shpresoj që edhe si ekip të korrim rezultate të mirë, që do të mundësonte që kjo të jetë një punë afatgjate. Jemi pas një projekti shumë të madh. Në të njëjtën kohë, mendojmë të krijojmë akademi dhe të hapim shkolla të futbollit”, u shpreh Karan.

Duke folur për qëllimet afatshkurtre, ai tha se fillimisht nevojitet rikuperimi i klubit.

“Çdo gjë bazohet në rezultate. Nëse në futboll nuk arrini rezultate të mira, nuk mund të fitoni gjëra të mira. Nëse arrijme rezultate të mira, nëse shpëtojmë nga pozitat e poshtme dhe nëse kalojmë në gjysmën e dytë të sezonit me transfere, mendojmë se ekipi do të gjendet në pozitat e larta”, shtoi ai.

FC Shkupi gjendet në pozitën e fundit të Ligës së Parë të Maqedonisë me pesë pikë të tubuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit