15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ish-drejtori i Interpolit pranon fajësinë, Meng Hongwei dënohet me 13 vite burgim për mitmarrje

Më të lexuarat

Ish-drejtori i Interpolit, Meng Hongwei, është dënuar sot në gjyqin e Kinës me 13 vite e gjysmë burgim, nën akuzën për mitmarrje.

Ish-shefi i Interpolit gjatë korrikut të kaluar kishte pranuar fajësinë, kurse në mars, partia komuniste e këtij vendi kishte bërë të ditur se ka filluar hetimet ndaj Mengut, i cili kishte shpenzuar shuma marramendëse nga fondi shtetëror duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe duke refuzuar të respektojë vendimet e partisë.

Në fund të vitit 2018, Interpoli kishte njoftuar se Meng ka dhënë dorëheqje nga agjencia e policisë ndërkombëtare me seli në Francë, vetëm pak ditë pasi gruaja e tij e kishte raportuar zhdukjen e tij pasi kishte udhëtuar për në Kinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit