10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

ISESCO apelon për revokimin e Nobelit të Paqes së presidentes së Mianmarit

Më të lexuarat

Organizata Islame për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (ISESCO) bëri thirrje të martën për revokimin e Nobelit të Paqes së Presidentes së Mianmarit (Birmani), Aung San Suu Kyi, çmim ky që i është dhënë asaj në vitin 1991.

Mijëra banorë të Arakanit (Rakine) po bëjnë çmos për t’i treguar të gjithë botës persekutimin, që ata po i nënshtrohen në Mianmar.

Teksa shumë vende apelojnë vetëm që të ngrihet zëri kundër masakrave dhe persekutimit në Arakan, vetë qeveria birmane renditet në krye të atyre që mbyllin sytë përballë kësaj dhune.

Autoritetet qeveritare të Mianmarit vazhdojnë të heshtin për bastisjen, djegien e shtëpive dhe vrasjen e mijëra myslimanëve rohingianë nga ushtria.

Shoqëria civile e Arakanit njofton se rreth 1.000 civilë kanë humbur jetën duke u bërë pre e dhunës, ndërsa kryetarja birmane e shtetit, Aung San Suu Kyi, që ka vuajtur 15 vite burg si aktiviste e të drejtave të njeriut në Mianmar dhe më pas është vlerësuar me Çmimin e Nobelit të Paqes duke u përmendur si e dënuara politike më e famshme në botë, kryeson listën e autoriteteve që heshtin ndaj masakrave.

Në shënjestër të reagimeve dhe kritikave të gazetave më prestigjioze në botë për shkak të heshtjes së saj karshi dhunës, Aung San Suu Kyi është bërë tashmë objekt debati për revokimin e Nobelit të Paqes.

Organizata Islame për Arsim, Shkencë dhe Kulturë bëri një hap konkret në këtë aspekt dhe kërkoi revokimin e Çmimit Nobel të Paqes, i cili i është akorduar presidentes së Mianmarit në vitin 1991 nga Akademia Mbretërore e Shkencave në Suedi, për qëndrimin e mbajtur nga Aung në lidhje me krimet kundër njerëzimit në vendin e saj.

“Aung San Suu Kyi është e vetëdijshme për dhunën e kryer kundër myslimanëve rohingianë. Prandaj, duke qenë se vepron kundër thelbit të Nobel të Paqes, ajo e ka humbur të drejtën për këtë çmim”, tha ISESCO në një komunikatë me shkrim.

Deklarata e ISESCO-s gjithashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar dhunën në Mianmar.

Në sulmet e vazhdueshme, që ushtria birmane po ndërmerr në Arakan qysh prej 25 gushtit nën justifikimin e luftës kundër militantëve të armatosur, kanë humbur jetën një numër shumë i madh myslimanësh rohingianë. Mbi 60 fshatra janë sulmuar dhe 1/5 e tyre janë djegur plotësisht, ndërkohë që dhjetëra-mijëra myslimanë të këtij shteti përpiqen të arratisen nga rajoni, ku rrezikojnë jetën.

Civilët po bëjnë çmos për të kaluar nga Mianmari në Bangladesh me rrugë tokësore dhe detare.

Organizata e Kombeve të Bashkuara raporton se mbi 125 myslimanë rohingianë kanë hyrë në Bangladesh deri më tani, por dhjetëra-mijëra të janë duke pritur ende në zonën kufitare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit