7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

ISA, PUNËN E XHEPAVE E BËN MË SË MIRI!

Më të lexuarat

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa duket se ka filluar t’i hetoj kanosjet e para nga Blerand Stavileci në betejën e ardhshme për të parin e kryeqytetit.

Mustafa ka thënë se LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet në Prishtinë edhe nëse deri në fund të vitit të ardhshme të mos punojë asgjë.

“Nuk i frikësohem as Stavilecit e as një kandidati të PDK-së. Jam shumë i sigurt që edhe nëse i shtim duart në xhepa deri në fund të vitit të ardhshëm dhe nuk punojmë asgjë, prapë do ta fitonim Prishtinën, sepse çdo gjë që e kemi punuar deri më tash e kemi bërë për interesin e qytetarëve”, kështu ka thënë kryetari i LDK-së dhe i Prishtinës, Isa Mustafa për Radio Dukagjinin.

Kjo deklaratë e Isa Mustafa është komentuar nga ministri Blerand Stavileci, i cili përflitet si kandidati kryesor i PDK-së për kryetar të Prishtinës.

Në një prononcim për OraInfo, Stavileci ka thënë se “njerëzit që nuk punojnë është e vërtetë se rrinë me duar në xhepa”.

“Ai (Isa Mustafa) këtë punën e xhepave di ta bëjë më së miri, sepse nuk është mësuar të punoj. Mbase ka punuar në atë sistemin e kaluar”, ka thënë Stavileci.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit