Isa Mustafa vizite zyrtare në Izrael

0
44

Me ftesë të Këshillit Amerikan Hebraik, Ministrisë Izraelite të Punëve të Jashtme dhe autoriteteve Lokale në Izrael, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa po qëndron për vizite disa ditore në Izrael.

I shoqëruar nga Drejtori i Administratës, Edon Myftari dhej. Drejtoresha për Kulture, Vlora Dumoshi delegacioni po merr pjesë në Konferencën e 28-të të Kryetarëve të kryeqyteteve, ku nikoqir janë Kryeministri Izraelit, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri për Inteligjence dhe Energji Atomike, njofton zyra për informim e kryetarit të Komunës.
Në kuadër të kësaj vizite pritet të vizitohen qytetet Jerusalem, Tel Aviv, Haifa dhe një numër i institucioneve shtetërore, ku teme e diskutimit pritën të jenë bashkëpunimi, zhvillimi instititucional dhe sektori i sigurisë./BS/kohaislame