6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Isa Mustafa ngushëllon Izraelin për vdekjen e ish-presidentit

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Izraelit, Shimon Peres, i ka shprehur ngushëllime Qeverisë dhe popullit izraelit.

 Kryeministri Mustafa thekson se Shimon Peres, përveç kontributit të jashtëzakonshëm për shtetin e Izraelit, do të mbahet mend për përkushtimin e fuqishëm për lirinë, paqen dhe demokracinë.

“Shimon Peres ishte një laureat i denjë i Çmimit Nobel për Paqe duke përkrahur edhe popullin e Kosovës në përpjekjet për liri dhe demokraci”, thuhet në mesazhin ngushëllues të kryeministrit Isa Mustafa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit