10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ironia e aktorit Gentian Zenelaj: Blini Toyota Yaris, të marrka gjak në vetull

Më të lexuarat

Pas zbulimit në Durrës të një shume të konsderueshme parash ka reaguar në mënyren e tij edhe aktori i humorit, Gentian Zenelaj. Ai ka ironizuar me shumën rekord prej mbi 4 milionë euro të bllokuara një ditë më parë në Portin e Durrësit, të fshehura në dy makina tip Toyota Yaris.

Në postimin e tij facebook, shkruan me ironi se ka një dyndje të njerëzve që kërkojnë Toyota Yaris, që sipas tij, ‘të marrka gjak në vetull’. Më tej, shkruan aktori, në Shqipëri kanë arritur të fusin deri në 5 milionë euro në bagazh, teksa ju bën thirrje me ironi të gjithëve të blejnë këtë lloj makine dhe s’do kenë kurrë probleme me eurot.

Ja shënmi i plotë i aktorit në rrjetin social facebook

Me thonë që ka një dyndje të njerëzve që kërkojnë Toyota Yaris….dhe të gjithë shikojnë bagazhin ..levizin gomën rezervë…as nuk ja hedhin syte motorit apo kilometrave….Range Rover e X6 thotë policia ?!?!??! Këtu Toyota Yaris tek derë të marrka gjak në vetull…

Ps:Fushata e re e Toyota Yaris për 2019 do jetë…..Toyota Yaris..Praktike..ekonomike..spacioze…Në Shqipëri kanë arritur të fusin deri ne 5 milion euro në bagazh…Bli Toyota Yaris…dhe sdo keni kurrë problem me eurot?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit