12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Irlandezët, lamtumirë Papës

Më të lexuarat

Në shtatë vjetët e fundit, numri i irlandezëve që e identifikojnë veten e tyre si katolikë, ka rënë nga 69 për qind në 47 për qind. Kështu Irlanda i ka thënë “Lamtumirë Papës”, sepse tani nuk është më një vend me shumicë katolike.

Ata që e kanë braktisur fenë më shpejtë se sa irlandezët janë vetëm banorët e Vietnamit komunist. Sipas sondazheve të Gallup International, irlandezët, të cilët janë krenuar me katolicizmin e tyre, për ditë e më tepër po e ndryshojnë qëndrimin që ka të bëjë me religjionin.

Gallup International bën të ditur se arsyeja kryesore e largimit të irlandezëve nga feja është zbulimin e rasteve të shumta të abuzimit seksual me fëmijët nga ana e priftërinjve.

“Kisha Katolike, ose të paktën një pjesë e saj, nuk mundet thjesht të supozojë se feja automatikisht është transferuar nga një brez në tjetrin, ose që anëtarët e saj jetojnë plotësisht”, tha kryepeshkopi i Dublinit, Diarmuid Martin, duke dënuar aktet e bauzimit seksual të priftërinjëve dhe duke ftuar njerëzit të vazhdojnë të besojnë në Zot.

Vitin e kaluar, kryeministri irlandez, Enda Kenny, sulmoi Kishën Katolike duke thënë se tortura dhe përdhunimi i fëmijëve e ka “futur Vatikanin nën tepih”, duke mos thënë asgjë, spese sipas tij, ka si qëllim të mbajë fuqinë, ndikimin dhe reputacionin e institucionit.

Ndërsa një zëdhënës i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Kishës Katolike Irlandeze, nuk ka dashur të komentojë zvogëlimin drastik të irlandezëve që besojnë tek feja, duke thënë se “feja nuk është një lojë me numra”.

Sipas studimit të Gallup International, pas Vietnamit dhe Irlandës, banorët e Zvicrës janë ata që më së shumti po largohen nga feja. Në nivel botëror, 59 për qind e njerëzve deklarohen se janë religjioz, 23 përqind thonë se nuk janë fetar, ndërsa 13 për qind janë deklaruar si ateistë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit