12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Irlanda mund ta njohë shtetin e Palestinës

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney tha se nëse nuk do të ketë progres në negociatat për paqe në mes të Palestinës dhe Izraelit atëherë vendi i tij do ta njohë shtetin e Palestinës

 

LONDËR (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Irlandës, Simon Coveney deklaroi se në qoftë se nuk do të ketë progres në negociatat për paqe në mes të Palestinës dhe Izraelit atëherë vendi i tij do ta njohë shtetin e Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Coveney në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij palestinez, Riyad el-Maliki, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Dublin tha se “Kemi bërë një zgjidhje në drejtim të ‘mosnjohjes vetëm tani për tani’ të shtetit të Palestinës por nëse vazhdon kjo pashpresë në funksionimin e dialogut atëherë ne do të detyrohemi që të rishikojmë këtë zgjidhje për shkak të arsyeve shumë të hapura”.

Ai nënvizoi se në qoftë se Irlanda njeh shtetin e Palestinës, atëherë kjo mund të ndiqet edhe nga shtetet tjera të Evropës.

Coveney tha se shteti i tij mendon të ndërmarrë një iniciativë për rifillimin e procesit të paqes duke organizuar një takim ku do t’i bashkojë përfaqësuesit palestinezë dhe disa vende arabe e evropiane.

Duke e vlerësuar si “gabim” vendimin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump për ndërprerjen e ndihmave të ofruara për Palestinën, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, Coveney theksoi se Irlanda si përgjigje ndaj kësaj ndihmën në vlerë prej 4,5 milionë euro do ta rrisë në 7 milionë euro.

Në muajin korrik Senati i Irlandës miratoi projektligjin i cili ndalon importin dhe tregtinë e mallrave të prodhuara në territoret e pushtuara.

Projektligji do të shndërrohet në ligj në qoftë se miratohet nga Dhoma e Ulët e Parlamentit. Nëse shndërrohet në ligj, Irlanda do të bëhet shteti i parë i BE-së, i cili sjellë një ndalesë të tillë ndaj vendbanimeve izraelite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit