8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Irinej: Kosova është Serbia e vjetër, Prizreni ishte kryeqyteti i serbëve! Ndërsa profesori nga Kosova…

Më të lexuarat

Patriarku serb, Irinej, tha se Serbia nuk mund të heqë dorë kurrë nga Kosova.

“Kosova mund të rrëmbehet, të okupohet ashtu siç është sot e okupuar, mirëpo Serbia asnjëherë nuk mund të thotë se po e japim atë, sepse çka jepet me vetdëshirë, nuk mund të merret kurrë më, ndërsa çka merret me forcë, mund të rikthehet po në atë mënyrë” tha lideri i kishës ortodokse serbe në një intervistë për një medium serb.

“Me aq sa shoh Serbia po mundohet të gjejë një zgjidhje politike për të mbajtur Kosovën brenda Serbisë, dhe për të kënaqur të dy palët, Serbia pa Kosovën është diçka e paimagjinueshme” shtoi ai duke ju referuar dialogut mes dy vendeve. Ai shtoi se Kosova është pjesë e vjetër serbe dhe se Prizreni dikur ishte kryeqytet i serbëve.Këto nuk janë deklaratat e para të tilla nga Irinej ngase ai njihet edhe për deklaratat paraprake kundërthënëse për Kosovën.

 

Ndërsa profesori Milazim Krasniqi ka shkruar në llogarinë e tij në FB një status lidhur me deklarimet e Irinejt:

“Patriarku serb, Irinej, në mesazhin e vitit të ri ka thënë: “Kosova dhe Metohia janë Jerusalemi ynë, toka jonë e shenjtë.” Ai ka thënë edhe se serbëve kjo tokë, “na është dhënë, mos të harrojmë kurrë, nga Zoti, si një dhuratë e përjetshme.” Irineji e ka punën e vet, në në cilën ne nuk mund të ndikojmë. Brenga jonë duhet të jenë ata shqiptarë që po e plaçkisin Kosovën, duke lënë përshtypjen se po e trajtojnë si pronë të huajën. Kurrqysh si tokën tonë, si tokë shqiptare. Aq më pak si dhuratë prej Zotit, bash për ne. Këta janë problem sot për Kosovën, jo deklaratat e Irinejit. Bile prej tij mund të mësojmë si duhet ta duam Kosovën.Natyrisht në mënyrën tonë dhe për veten tonë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit