6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Irani nga brenda…rritet përqindja e prostutucionit tek fëmijët, sida dhe përdorimimi i drogës

Më të lexuarat

Një zyrtar iranian ka hedhur dritë mbi sëmundshmërinë dhe problemet sociale që po kalbin dita ditës trupin e shoqërisë iraniane. Përmes satistikave dhe shifrave, zyrtari konfirmon disa të vërteta tronditëse që flasin për rritjen e përqindjes së prostutucionit tek fëmijët, krimet seksuale, përhapjen e Sidës dhe përdorimin e drogave. Ai deklaron se iranianët zënë vendin e dytë në botë në mesin e vendeve që vuajën më shumë nga stresi pas Irakut.
– Iranianët janë populli më i dëshpëtuar në botë
Kryetari i shoqatës së punëtorëve socialë iranianë Hasan Musavi Xhelek zbulon se iranianët zënë vendin e dytë në botë për shkallën e lartë të dëshpërimit pas Irakut që zë vendin e parë.
– Irani është në të njëjtën shkallë më Indinë përsa i përket përdoruesve të drogës
Musavi Xheleku në një deklaratë të dhënë agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA shprehet se iranianët dhe irakenët zënë vendet e para si popujt më të dëshpëruar në botë, duke konfirmuar njëkohësisht se numri i përdoruesve të drogës në Iran është i barabartë me numrin e përdoruesve në Indi, ndërkohë që numri i popullsisë në Indi është 15 herë më i madh se popullsia në Iran.

– Në Iran është rritur fenomeni i prostutucionit tek fëmijët dhe Sida
Musavi Xheleku deklaron se në Iran është ulur me 10 vjet mosha e vajzave që ushtrojnë prostutucion dhe vihet re një përqindje e paarritur më parë përsa i përket të prekurve me sëmundjen e Sidës, ku vetëm në tri dekadat e fundit numri i të prekurve me këtë sëmundje është rritur me 300%. Gjithashtu mosha mesatare e kryerjes së krimeve është ulur shumë, sidomos për krimet seksuale.
– Në Iran gjenden rreth 200 mijë përdorues kronikë të alkoolit
Ndër të tjera Xhelek shton se në Iran gjenden rreth 200 mijë përdorues kronikë të alkoolit. Pavarsisht vendimeve shumë të ashpra të gjykatave ndaj përdoruesve të alkoolit, ndikimi i këtyre dënimeve ka qenë tepër i vogël në pakësimin e përdorueve të alkoolit, duke u kërkuar edhe një herë autoriteteve që të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

– Përqindja e të sëmurëve mendorë në Iran është tronditëse
Deklaratat e dhëna nga Musavi Xheleku në lidhje me përqindjen e lartë e të sëmurëve mendorë në Iran ka shqetësuar autoritet politike dhe sociale në Iran, sidomos kur bëhet fjalë se vetëm në kryeqytetin Teheran banojnë rreth 35% e këtyre të sëmurëve dhe se në disa zona të kryeqytetit kjo përqindje arrin deri në 80%.
– Problemet sociale në Iran
Një zyrtar iranian ka shprehur keqardhjen e tij për rreth 15 milion dosje gjygjsore në gjykatat iraniane për shkak të problemeve sociale në një vend që ka rreth 80 milion banorë.

– Neglizhenca e institucioneve shtetërore
Kryetari i shoqatës së punëtorëve socialë iranianë Hasan Musavi Xhelek theksoi me forcë faktin se kanalet televizive në Iran synojnë prishjen e familjes dhe punojnë për të shkatërruar bazat e saj derisa ajo të rrëzohet. Gjithashtu ai vuri theksin në faktin se institucionet shtetërore dhe ato joqeveritare nuk janë të interesuara në lidhje me këtë temë, madje nuk kanë asnjë program apo plan për të zgjidhur problemet shoqërore prej të cilave po vuan shoqëria iraniane. Nga ana tjetër siguria kombëtare në Iran është e kërcënuar nga krizat sociale që po vuajnë iranianët.
Hasan Musavi Xhelek konfirmoi se nuk ekziston asnjë plan i qartë për të mbrojtur fëmijët nga dëmet e internetit dhe kanalet televizive dhe se internet ka shërbyer për ngritjen e nivelit të kriminalitetit tek minorenët në Iran. Ai mendon gjithashtu se është për të ardhur keq që një pjesë e madhe e popullit iranian nuk nteresohen për problemet e bashkëqytetarëve të tjerë, duke e konsideruar këtë realitet një gabim tepër të madh, sepse solidariteti social është dobësuar së tepërmi në vend.
Qëndra e kërkimeve dhe stërvitjes së organizatës për luftën kundër drogës dhe përdoresuve në Iran ka publikuar para dy vjetësh se përdorimi kronik i drogave nga fëmijët është rritur në masën 100% në krahasim me 10 vitet kaluara dhe se moshat nga 15 deri 19 vjeç përbëjnë rreth 3% të përdoruesve në Iran, ku vetëm në këtë periudhë kohore autoritetet kanë ndaluar rreth 4 milionë persona për përdorim droge në Iran.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit