15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Irani i shqetësuar nga numri i të infektuarve nga HIV/AIDS

Më të lexuarat

Ministri iranian i shëndetësisë ka lajmëruar të hënën se numri i shtetasve të Iranit të infektuar me HIV/AIDS është rritur në mënyrë dramatike gjatë dy dekadave të fundit.

Në një intervistë për gazetën Shahrvand, ministri Hassan Hashemi ka thënë se “kjo sëmundje është rritur për 80% çdo vit”.

Hashemi ka shtuar edhe se “mostra e infektimit ka ndryshuar nga transmetimi i kësaj sëmundjeje nga përdorimi i drogës, në marrëdhënie seksuale të pambrojtura”.

Sipas tij, pjesa më e madhe e këtij problemi qëndron në faktin se “ka qëndrim negativ publik” karshi HIV/AIDS dhe atyre që janë të infektuar.

“Nëse nuk e thyejmë këtë temë tabu, nuk do të kemi sukses në kontrollimin e sëmundjes”, ka thënë ministri Hashemi.

Pak ditë më parë, zëvendësministri i shëndetësisë Ali Sayyari ka fajësuar programet satelirore, palestrat sportive dhe sallonet e bukurisë, për shpërndarjen e HIVAIDS në Iran.

Këta “fajtorë” ai i ka përshkruar si “trekëndësh të vdekjes”./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit